Forumi Horizont | Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)
VETMIA
Vetmia eshte fitore, vetmia eshte liri, vetmia eshte te njohesh vetveten, vetmia eshte te flasesh shume edhe ato, qe kur nuk kishe menduar se do te thoje. Vetmia eshte te zgjedhesh, te seleksionosh, te jetosh boten, qe te rrethon. Vetmia eshte te shohesh dhe te vezhgosh cdo gje edhe ato, qe kur nuk kishe kaq kohe ti vezhgoje. Vetmia eshte te ndjesh cicerimen e embel te zogjve, ne rruget e gjata kur kthehesh nga puna, duke ecur me kembe me hap te shpejte dhe duke perpire gjithe bukurine e kesaj bote, me koken lart dhe gjoksin e lumturuar. Vetmia eshte te shohesh kalimtaret dhe t'u japesh nje buzeqeshje te lehte dhe ti pershendesesh "Hi, what a nice house". Vetmia eshte te hedhesh hapat e sigurta, kur ti ecen si gjimnaziste dhe papritur nje nene e bardhe me vajzen e saj mulate ose zezake 3 vjece, duke ngare bicikleten te pershendesin "hello" dhe ti ua kthen "you are a beautiful little girl, what a nice black long hair". Vetmia eshte kur ti i afrohesh shtepise tende, e sodit nga larg dhe nuk le detaj te saj pa vezhguar, ku mund te besh nje riparim te vogel dhe gjitoni duke ujitur bacen, te pershendet "Hi, another nice day today, neighboor. Have a good night".
Vetmia eshte, qe ti sa arrin ne shtepi, mendon si t'u japesh pak pjese nga dashuria jote njerezve te tu te dashur, duke shkrire talentin ne krijimtarine tende te pergatitjes se tavolines per nje darke te thjeshte...
Vetmia eshte te rrish ne ballkon dhe mos lesh syrin tend te dembeloset, te lexoje dhe vezhgoje cdo gje .... te kenaqe te tera ngjyrat e universit dhe te mendoje se keto ngjyra duhet te shkojne bukur ne rrobat e mija...... ne floket e mij, ne orendite e mija.... ne shpirtin tim, pikerisht atje dua ti vendos keto ngjyra, ne shpirtin tim, qe me ne fund u mesua me kete vetmine e bekuar.
E pra, ne qofte kjo vetmia, vertet vetmia qenka flori, flori i pashperblyeshem...
Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.