Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)
Kryeqyteti irakian, Bagdad ka pësuar bombardimin më të rëndë ajror nga forcat koalicionit që prej fillimit të luftës kundër Sadam Huseinit.
Korrespodentët thonë se sulmet nga ajri vazhdojnë natë e ditë dhe janë bërë akoma më të rënda.
Shpërthime masive u dëgjuan rreth orës 1300(GMT) në periferinë jugore të Bagdadit ku Shtetet e Bashkuara thonë se po përpiqen që të zhvendosin formacione të trupave të Gardës Republikane.
Në jug, nga ku pritet që të vijë mësymja amerikane, trupat e Shteteve të Bashkuara janë duke hapur llogore. Ata kanë vendosur atje pjesë të artilerisë, për t'u mbrojtur nga ndonjë sulm prej irakianëve, derisa sa të marrin urdhërin për të avancuar.
Zhvillime të tjera
- Rreth 15 njerëz u plagosën prej përplasjes së një kamioni jashtë një dyqani ku po qëndronte një grup ushtarësh amerikanë, në bazën ushtarake Udairi në Kuvajt.
- Ministri irakian i Informacionit Mohamed Saeed al-Sahaf tha se Iraku ka rrëzuar dy helikopterë amerikanë, por Pentagoni e ka hedhur poshtë këtë njoftim.
- Forcat britanike thonë se kanë zënë rob pesë oficerë irakianë, një gjeneral dhe kanë vrarë një kolonel të forcave të Gardës Republikane, gjatë përleshjeve në jug të Basrës.
Familjet amerikanë kanë marshuar në shenjë solidariteti për fëmijët e tyre në luftë
- Një revistë amerikane shkroi se sekretari amerikani Mbrojtjes Donald Rumsfeld ka këmbëngulur se forcat amerikane kanë shkuar në luftën në Irak të armatosur lehtë.
- Pilotët britanikë thanë se kanë shkatërruar një depo që furnizonte me lëndë të djegshme tanket e forcave të Gardës së Republikës pranë Karbalës
- Televizioni Al-Jazeera njoftoi se qytetet Basra dhe Mosul janë bombarduar përsëri.
- Komanda qendrore amerikane në Katar tha se dy marinsa amerikanë janë vrarë gjatë aksidenteve në jug të Irakut.
"S'ka pushim"
Komandanti i forcave aleate në Irak, gjenerali Tomi Franks ka mbrojtur planet e tij ushtarake dhe ka mohuar sygjerimet se ai ka kërkuar forca të reja për shkak të rezistencës më të madhe se sa pritej nga forcat irakiane.
Ai tha se forcat nën udhëheqjen e tij kanë arritur përparim të jashtëzakonshëm dhe se plani i tij kryesor është që të jetë fleksibël dhe i përshtatshëm.
Gjenerali Franks thotë se fushata po shkon shumë mirë
Korrespondenti i BBC-së në Komandën Qendrore në Katar, Michael Voss tha se shenjat e para të ndryshimit të taktikës nga komandantët ushtarakë po bëhen të dukshme.
Objektivi kryesor për momentin është që të sigurohen linjat mbështetëse që do të forcojnë formacionet luftuese rreth qyteteve Naxhaf dhe Nasirijah.
Në në të njëjtën kohë, divizionet e Gardës Republikane që kanë rrethuar Bagdadin janë goditur nga raketat dhe artileria.
Gati tre të katërtat e sulmeve nga ajri të forcave të koalicionit janë të përqëndruara ndaj forcave të Gardës Republikane dhe për herë të parë anvionët e koalicionit po kryejnë fluturime për qëllime luftuese.
Disa reparte po shplodhen, ndërkohë që forca të reja ku përfshihet edhe Divizioni Ajror 101 po vijnë prej Kuvajtit.
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.