Forumi Horizont Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)


Postuar nga Stanley datë 22 Prill 2006 - 07:10:

Cfare thote Dogmatika e Kishes se Lindjes ne lidhje me kete teme.

Se pari, une vete, dua te pergezoj kete anetar te perjashtuar nga Forumi, per kete teme dhe pyetje qe ka bere. Sepse pyetje te tilla lindin ne mendjet e shume njerezve, dhe me te drejte. Problemi qendron tek pergjigjja. Keshtu, shume njerez, dhe per te qene me konciz, disa nga ata qe kane shkruar ketu, kane dhene mendime qe Kisha Ortodokse i ka shpallur qe ne shekujt e pare si Herezi. Per te vetmen arsye sepse njerez si puna e Ariosit, Maqedonit, Nikolait etj, nuk iu binden kurre vendimeve te pagabueshme te Kishes dhe rane pre e mendimeve te tyre satanike dhe te pafrymezuara nga Shpirti i Shenjte i Perendise.

Per kete arsye linden Dogmat, te cilat rregulluan dhe ndreqen problemet qe i dolen dhe vazhdojne t'i dalin Kishes se Krishtit ne shekuj.
Eterit e Shenjte te Kishes Katolike-Orthodhokse, te mbledhur ne nje fryme, te udhehequr nga Vete Perendia, vendosen ne 7 Sinode Ekumenike, dogmat e verteta te Perendise, per aq sa vete Perendia zbulon.

Une Stenli, do te perpiqem te jap disa nga theniet e arta te Eterve te Kishes qe, te frymezuar nga Hiri i Shenjte, shkruan per kete atribut:

Perjetesia dhe Ekzistenca e Perendise.

Dhe vazhdoj...

Perjetesia eshte Atributi Hyjnor qe karakterizon Perendine si nje Qenie pa fillim dhe pa fund, para dhe prapa se Cilit nuk ka asnje cast kohor. Perendia nuk varet nga koha ne asnje kuptim dhe nuk kufizohet nga ajo, por eshte vete koha qe kufizohet dhe varet nga Ai. Per Perendine nuk ka te kaluar dhe te ardhme, gjithcka eshte e tashme.

"Ai nuk eshte lindur nga nje tjeter dhe nuk ka filluar te jetoje ne kohe; Ai nuk do te vdese kurre dhe nuk ka asnje qe te zevendesoje jeten e Tij", thote Shen Kirili i Jeruzalemit ne Katekizmin e tij numer 4. Ne njerezit, si qenie te kufizuara nga koha, e kuptojme perjetesine si nje kohe pa fund, ndersa Perendia e kapercen kohen, sepse para Qenies Absolute nuk ka as kohe dhe as mase. Koha rrjedh nga natyra, ndersa Perendia eshte gjithmone.

Vete konceptet "kohe", "shekull", "i perjetshem" etj., jane formuar nga ne, sipas kuptimit tone te kohes: perjetesi - kohe pa fund. Prandaj ato nuk e japin te plote Perjetesine e Perendise qe eshte pa kohe, pa fillim dhe pa fund. "Perendia gjithmone ishte, gjithmone eshte dhe gjithmone do te jete. Ose me mire, Perendia gjithmone eshte. ...sepse Ai ne vetvete permbledh dhe permban te gjithe Qenien, duke mos pasur as fillim ne te kaluaren dhe as fund ne te ardhmen", shkruan Shen Grigor Theologu ne Homeline e tij te tridhjet e tete.

Ndersa Apostull Pavli i shkruan Timotheut: "Perendia eshte krejtesisht i pavarur nga koha; per Ate koha nuk eshte. Koha filloi kur Perendia filloi te krijoje. Prandaj Ai quhet "Mbret i Koherave".

Lavdi paste Perjete.


  Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.