Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)

Postuar nga Ignatius datë 01 Prill 2010 - 05:10:

Shoqata “Vorio Epiri” i bashkohet thirrjeve antishqiptare greke

ATHINË- Shoqata të jashtëligjshme minoritarësh mbajnë të ndezur tezën e Vorio Epirit. Neës 24 siguron foto ku përfaqësues të këtyre shoqatave “performojnë“ në rrugët e Athinës me flamuj të Vorio Epirit, madje në njërën prej tyre lexohet greqisht "Epirin e veriut , nuk e shes dhe nuk harroj”.

Teza e Vorio Epirit, një tezë antishqiptare vazhdon të mbahet e ndezur nga qarqe ekstremiste greke por që fatkeqësisht shpesh i bashkohen edhe përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri. Fotot i përkasin një parade festive në Greqi të zhvilluar në 17 shkurt. Madje edhe kjo ditë ka një simbolikë shumë negative pasi njihet në Greqi si dita e “Pavarësisë së Vorio Epirit“ .

Në fotografitë që u shfaqën fillimisht në disa media të Greqisë, dallohet qartë parakalimi i një organizate të quajtur “Rinia Vorioepirotase”, së bashku me “Lidhjen Panhelenike të Çështjes Vorioepirotase”, të cilat mbajnë flamuj të “Shtetit Autonom të Vorioepirit” të shpallur pas pushtimit grek të Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe që për këto organizata janë flamujt e “shtetit të vorioepirit”.
Duket se përmasat e skandalit bëhen më të rënda pasi një aktivitet i tillë në zemër të Greqisë zhvillohet me lejen e autoriteteve greke dhe konkretisht të autoriteteve policore.

Ka reaguar menjëherë përmes një deklarate, Partia për Drejtësi dhe Unitet e cila i konsideron këto akte të dënueshme që nxisin irredentizmin dhe flasin për etnitete që nuk ekzistojnë, të cilat madje i trajtojnë edhe si “shtete” nuk i shërbejnë marrëdhënieve mes dy shteteve e as mes dy kombeve.
Në deklaratë thuhet se PDU i dënon ashpër këto lloj aktesh dhe kërkon nga qeveria shqiptare një reagim të menjëhershëm kundër irredentizmit të shfaqur me lejen e autoriteteve zyrtare greke.

Mbajtja e flamujve të tillë me mbishkrime Vorio Epir apo thirrje nga organizata të sigluara me këtë term të hapur antishqiptar duket se janë në të njëjtin sinkron me ato që u dëgjuan në paradën kombëtare greke ku forca speciale në prani dhe të autoriteteve të larta greke lëshuan thirrje raciste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Postuar nga lost_soul datë 01 Prill 2010 - 07:33:

S'ka dite qe mos te shoh tek lajmet qe ndonje i huaj flet per qetesine politike qe kerkohet dhe pritet nga Shqiperia.
Shpresoj qe mesazhi i tejetperseritur t'i trokase ne tru shokeve te revolucioneve te vlerave. Perpjekjet per te realizuar kunjat dhe tekat per zgjedhjet behen ne kuvend, ne gjykata, institucione etj.

Postuar nga Fajtori datë 01 Prill 2010 - 13:16:

Shqiptari kur i intereson degjon te huajt, kur s'i intereson kujton padrejtesite qe bejne te huajt.

Dhe akoma me keq, interpreton qetesnie qe kerkojne te huajt me pushtetmbajtje, nderkohe qe qetesia prishet qekur nje kryminister alabak ofendon biznesmene, nena, e gra nga foltorja e parlamentit dhe nga studiot televizive. I njejti kryeminister qe akuzonte Fatos Nanon si mafioz dhe tani e beri shok per interesa politike. Dhe te tjeret duhet te rrine qetesi...

Postuar nga AngelDevil datë 01 Prill 2010 - 13:41:

Parizi: Shqipëria nuk ka nevojë për centrale bërthamore

“Centralet Bërthamore janë lojë politike dhe Shqipëria si dhe Europa nuk kanë nevojë për të tillë” deklaroi përfaqësuesi i rajonit të Puljas, Natale Parizi , që duket se ka befasuar pritshmërinë e opinionit shqiptar. I ndodhur në Durrës bashkë me zv.presidentin e PE Giani Pitella,

“Shqipëria nuk ka nevojë për centrale bërthamore. Berluskoni në Pulja deklaroi se centrali bërthamor nuk do të ndërtohet në Pulja por në Shqipëri. Është spekuluar politikisht për ndërtimin e centraleve , Shqipëria ka burime të tjera që mundësojnë prodhimin e energjisë së rinovueshme. Centralet bërthamore dhe ato me qymyr janë të dëmshme për njerëzit dhe ambientin” u shpreh Parizi.

http://bw.balkanweb.com/shqiperi/pa...amore-9173.html

Postuar nga Fajtori datë 01 Prill 2010 - 19:57:

Fytyrat zezake nuk i njohim sepse nuk jane drejtore

Dihet shkencerisht se njerezit njohin me kollaj fytyra nga raca e tyre sesa fytyra nga raca te tjera. Sidoqofte, nje studim i ri ka provuar se kur fytyrat e races tjeter jane ne pozicione te rendesishme sociale ky efekt humbet. Me pak fjale, syri na kap njerezit qe kane rendesi, qe shpesh jane te races tone, prandaj jemi mesuar qe raca jone te jete me e kollajte per t'u njohur.

http://www.sciencedirect.com/scienc...d958fd0b61fe5b9

Postuar nga lost_soul datë 01 Prill 2010 - 21:38:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shqiptari kur i intereson degjon te huajt, kur s'i intereson kujton padrejtesite qe bejne te huajt.

Dhe akoma me keq, interpreton qetesnie qe kerkojne te huajt me pushtetmbajtje, nderkohe qe qetesia prishet qekur nje kryminister alabak ofendon biznesmene, nena, e gra nga foltorja e parlamentit dhe nga studiot televizive. I njejti kryeminister qe akuzonte Fatos Nanon si mafioz dhe tani e beri shok per interesa politike. Dhe te tjeret duhet te rrine qetesi...

Ka ikur koha e te qenurit fanar i vetem qe ndriconte boten.
Ka ardhur koha te degjojme ata qe kerkojme t'i hyme ne shtepi pa leje (pa viza) dhe t'ia bejme pis.

Nje alabak ka ne dore kutite e kashtes dhe alabaku tjeter ka ne dore rrumpallen e rruges.
Ndersa per ceshtjen e kutive mesazhi mjaftohet me "zgjidhni ceshtjen", per ceshtjen e rrugacerise jane te qarte "rruga i perket politikes se alabakeve".

Postuar nga Fajtori datë 01 Prill 2010 - 23:52:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Ka ikur koha e te qenurit fanar i vetem qe ndriconte boten.
Ka ardhur koha te degjojme ata qe kerkojme t'i hyme ne shtepi pa leje (pa viza) dhe t'ia bejme pis.

Nje alabak ka ne dore kutite e kashtes dhe alabaku tjeter ka ne dore rrumpallen e rruges.
Ndersa per ceshtjen e kutive mesazhi mjaftohet me "zgjidhni ceshtjen", per ceshtjen e rrugacerise jane te qarte "rruga i perket politikes se alabakeve".

Qysh kur une njoh dy çika histori, rruga i perket ndryshimeve te dhunshme, te cilat ndodhin gjithmone kur sistemi dhe institucionet nuk i pergjigjen nevojave te [nje pjese te] popullit. Njesoj si terrorizmi modern eshte zgjidhja e vetme per te luftuar superfuqite [ushtarake].

Nga rruga kane kaluar gjithe revolucionet e njohura deri me sot. Por kane kaluar dhe alabaket e mafiozet. Varet si deshiron te shikosh levizjen e njerezve ne rruge. Kete te mire ka historia, mund ta shikosh sot sipas paragjykimeve vetjake dhe ti japesh nje emer me kalimin e kohes. Mjafton te lesh menjane paragjykimet ne nje fare pike.

Postuar nga lost_soul datë 02 Prill 2010 - 00:01:

Ka revolucione ka edhe evolucione.
Revolucioni ndodh kur shteti shtyp popullin e tij. Kur shteti ndryshon dhe ai quhet demokratik atehere fillon evolucioni drejt permiresimit. S'ka pse hidhemi ne revolucion per cdo pasaktesi. Keshtu i bie qe edhe ne Itali njerezit te hidhen ne revolucion.

Postuar nga Fajtori datë 02 Prill 2010 - 00:16:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ka revolucione ka edhe evolucione.
Revolucioni ndodh kur shteti shtyp popullin e tij. Kur shteti ndryshon dhe ai quhet demokratik atehere fillon evolucioni drejt permiresimit. S'ka pse hidhemi ne revolucion per cdo pasaktesi. Keshtu i bie qe edhe ne Itali njerezit te hidhen ne revolucion.

Ne Itali maxhoranca nuk akuzohet per manipulime elektorale. Nje popull me zgjedhje te manipuluara eshte gi_ i shtypur. Prandaj maxhoranca ka per detyre te vertetoje transparencen e zgjedhjeve.

E tha bukur Edi Rama. Nuk dua fare te behen ndryshime ne perlament. LE te rrije siç eshte. Dua nje here te vetme te behen zgjedhjet e ndershme dhe te tregohen manipulimet qe behen. Ne fakt do ishte gjeja me e bukur, shqiptaret te kerkojne ndershmerine e procesit baze te demokracise: zgjedhjeve.

Postuar nga lost_soul datë 02 Prill 2010 - 00:24:

Nuk mund te zgjedhesh cfare te duash ti per cfare hidhen ne revolucion njerezit. Sipas kesaj llogjike; ne Shqiperi njerezit hidhen ne revolucion per zgjedhje jo perfekte, ndersa ne Itali sipas te njejtes llogjike duhet te hidhen ne revolucion per nje sistem gjygjesor te korruptuar per shembull. Kur ia hyn nje rruge nuk mund te vesh me kushte, te pakten ne arsyetim.

Ajo thenia e Edi Rames eshte si puna e dhelpres me rrushin. Ai nuk e ndryshon dot rezultatin edhe sikur te gjitha kutite te hapen. Keto zgjedhje jane pranuar qe kane qene me te mira se te gjitha te tjerat. Kjo qe behet eshte thjesht nje tymnaje.

  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.