Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1001 1002 1003 1004 1005 1006 1007 1008 1009 [1010] 1011 1012 1013 1014 1015 1016 1017 1018 1019 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Dua te ndaloj kohen ,dua te te le kohe ne perjetesi per te me dashur .E nese perjetesia nuk mjafton atehere dashurine do ta vras ne menyre qe askush dhe as ti te mos bjere me ne dashuri. E di , e di qe jam egoist dhe kerkoj te ushqej vec veteveten me prezencen tende por smund te bej ndryshe. Eshte cdo cast qe jetoj pa ty qe shendrohet ne vrases , qe me merr shpirtin nga pak pastaj veteflijohet ne deshiren tende .Prandaj sa here prezenca jote prek qenien time nuk arrij dot ti rezistoj tundimit per te te pasur vec timen,per te ndjere aromen e puthjes tende qe perkedhel buzet e mia dhe me dhuron parajsen megjithse parajse e perkoheshme.Sa do te doja te ishe e imja perjetesisht ,perjetesisht bashke aq sa edhe vdekja do te kishte frike nga ne , perjetesia qe nuk lodhet kurre .Here pas here te shikoj e nuk ngopem ,e dua te te perpije te teren ,te te bej timen pa kushte ,te te kem zot per te te adhuruar dhe ajer qe te me mbajtur gjalle . E te kerkoj ngado e ste gjej askund ,e duke te kerkuar neper bote neper ndjenja humb . E te kerkoj ne cdo buzeqeshje ,ne cdo veshtrim , e pasi ste gjej me fund e kthej nga nje gote deshperim.Sepse sado qe kerkoj te dua vetem ty,dhe vetem me ty mund te behem dy , ky kerkim i shpirtit binjak sme lodh aspak , se ti je shpirti im qe me shpirtin ma ben hi me flak .Por qenka e lodhshme te duash pa arsye pa kusht ,sepse realiteti te dhemb me shume sesa nje grusht. Nje grusht ne stomak qe frymen ta merr , e duke u dihatur mallin per ty e nxjerr , mall per ty qe me mban akoma gjalle , oh dashuri vafsh ne djall ,oh dashuri te lutem me fal ,e dashura ime te lutem hapin ndal . Eshte endrra ime qe te kthehemi bashke serish,e une te vdes mbi te tuat buze hyjnish ,e serish mbi to te ringjallem si krisht,e te jetoj duke te puthur perjetesisht…
Per ty… 18/06/2008
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1001 1002 1003 1004 1005 1006 1007 1008 1009 [1010] 1011 1012 1013 1014 1015 1016 1017 1018 1019 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.