Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1005 1006 1007 1008 1009 1010 1011 1012 1013 [1014] 1015 1016 1017 1018 1019 1020 1021 1022 1023 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Nuk e di por kam humbur fjalet,ose me sakte nuk e di se cfar mund te them me per ty.I kam thene te gjitha,jane konsumuar te gjitha fjalet pergjate kesaj rruge te verber ndjenje.Ti gjithmon e heshtur qe me lexon dhe nuk thua asnje fjale,asnje psheretime nuk lind nga buza jote .E ftohet ,acar dimri je ti,ku lotet jane bresher dhe buzeqeshja eshte genjeshtare si dielli qe ste ngroh aspak.Kjo heshtje po me ben mire ,po arrij te metabolizoj idene se ti sje me askush .E di eshte shume e fort fjala "askush" por une jam gatuar keshtu dashuri ose urrejtje.Por e di qe ty nuk do arrij te te urrej kurre,nuk mundem me te te dua keshtu qe per mua duhet te behesh njesh me asgjene.Kjo eshte menyra ime per te harruar nje ndjenje , per ta harruar duhet ta vras dhe ta braktis kufomen ne labirintet e indiferences.Ndoshta gabohem , ndoshta nuk e di...
Por kam frike te kthehem serish tek ti.
Nuk dua te zhgenjehem serish, keshtu qe gelltis realitetin dhe eci perpara ne rrugen time qe iken larg tendes.Ne nuk ishim bere per njeri-tjetrin dhe kete e kuptova teper vone,por me mire vone sesa kurre.Do te ishte cmenduri nese une do te jetoja me bindjen se ti je gjysma ime qe une kam kerkuar gjithkund.I gjori une ,do te me vinte keq per veten...
Nuk kam kerkuar parajsen nga te tjeret ,
me engjej e djaj bota eshte e mbushur plot
i kam dashur gjithmon mekataret
sidomos ata qe besonin ne zot.
Sepse smund te jete ndryshe
une dua megjithse e di se do vuaj
keshtu mikja ime e perjetshme
mos ki frike nga dhimbja por duaj.
Ika ,tashme po i vjen fundi kesaj nate dhe une duhet te fle pa te pasur ty ne mendje,pa te pasur ty ne shpirt.Tashme neper endrra ti je bere person " non grata " dhe nuk mund te depertosh askund.Keshtu ne zgjim jam me i lire te marre fryme pa pasur frike se imazhi yt do vij te me bej vizit dhe te bredhi neper mendjen time duke lozur me kujtimet.Naten dhe kerko sado pak te gjesh veteveten dhe kur ta kesh gjetur ne nje fare menyre do te me kesh gjetur edhe mua.,Megjithse une do te jem neper te tjera rruge ,neper te tjere sy do reflektohet imazhi im , neper te tjere vesh do te rrejdhi zeri im duke peshperitur poezi,neper te tjera buze do te jem duke falur dashuri...Naten serish...
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1005 1006 1007 1008 1009 1010 1011 1012 1013 [1014] 1015 1016 1017 1018 1019 1020 1021 1022 1023 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.