Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Tregim nga jeta reale:"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14115)


Postuar nga Mister_DXP datë 21 Korrik 2007 - 03:13:

Largo andante Vivace

Para nje dite kishte takuar infermjeren e famshme. Ajo i kishte bere nje shenje te lehte ne spital por ai ne fakt nuk kishte kuptuar asgje. Me shume mundim kishte siguruar numurin e saj te celularit, por kur i kishte telefonuar ajo i ishte pergjigjur shume ftohte. Sidoqofte ai e kishte ndjekur hap pas hapi cdo levizje te saj dhe me se fundi e kishte pare qe kishte hyre ne hotelin Malboro, sic duket aty banonte perkohesisht. Per cudi ajo nuk kishte marre ashensorin, por ishte pervjedhur ne shkallet e shpetimit. Ai kishte vrapuar andej pa u shqetesuar per veshtrimin kurioz te menaxherit te hotelit. Ne midis kat ajo po e priste. Ishte shume e tronditur.

-Mos me ndiqni mua Mister, mua me pergjojne. Te lutem shpeto veten dhe largohu prej ketej, te lutem.Ai e kapi lehte per dore dhe u mundua qe ta qetesonte.

-Jo, jo mos me prekni, largohuni ju lutem.

Ai me kujdes i puthi doren diku aty tek kyci dhe u largua ngadale drejt deres. Ne castin e fundit ktheu koken dhe e pa ate duke u fshire syte me nje shami te bardhe....

....Nje ritem i dobet vinte nga Pjano Bar. Dukej sikur brenda nje kazani te madh ishin mbyllur e kercenin nje tufe me lepuj. Bub-bum, Bub-bum. Ai zgjati koken nga qoshja ku po rrinte dh ndoqi me vemendje nje kadillak te zi qe qendroi para hyrjes. Qe nga grushti qe kishte ngrene ne stomah dhe qe e kishte detyruar te rrinte i shtrire per nje jave ne spital, ishte bere shume i kujdesshem.

 Dera e makines u hap ngadale dhe prej andej zbriti nje vajze e bukur. Nga larg nuk mund ta percaktonte moshen, por duhej te ishte mjaft e pasur, po te niseshe nga rrobat qe kishte veshur, Ai fustan i gjate me ngjyre bardhezi sa ishte ekspozuar ne pasarelen e famshme te  "Dhelpres se Kuqe", dhe vetem ai me siguri qe kushtonte te paktem njeqind Grand. Vajza u drejtua per nga dera dhe per nje cast fare te shkurter ai vuri re tiparet e saj nen driten e bardhe te sallonit....

Ishte Bleta....


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.