Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
La decima vittima (1965)
Regjia: Elio Petri
Skenari: Tonino Guerra, Giorgio Salvioni, Ennio Flaiano
Aktore: Marcello Mastroianni, Ursula Andress
Jetojme ne te ardhmen. Mes nje bote surreale nje loje ka dale nje loje e re: "Gjuetia". Loja eshte e thjeshte: duhet te vrasesh pjesetare te tjere te lojes pa u vrare vete. Gjithçka eshte e ligjeruar nga shteti, vrasjet kryhen ne rruget e Amerikes dhe Italise dhe pjesemarresit behen te famshem per kurajon e tyre. Ne ate bote te çuditshme njerezit kane humbur vlerat me humane, vishen cuditshem, luajne me jeten, dhe kush martohet vetem 1 here quhet njeri banal.
Mes situatave qesharake filmi krijon nje fotografi ironike te se ardhmes qe i pret. Shume kritike e konsiderojne nje profeci mbi ate qe vertet u be shoqeria me vone. Televizionet sot jane mbushur me Big Brother dhe reality qe trajtojne njerezit si kafshe, i lene te hane krimba etj. Po te kemi parasysh qe filmi eshte krijuar ne 1965, 40 vjet me pare, vjen kollaj pyetja: ku e gjejne aftesine keta njerez te shikojne kaq larg ne te ardhmen...
Ashtu si libri i George Orwell "1984" apo filmi "The Truman show" jane vepra artistike qe vertet krijojne profeci historike. Ose ndoshta ironi te brezave te kaluar per boten ku aktualisht jetojme.
Film qe Elio Petri krijoi me leket e Carlo Pontit, para se te allnohej me te per tu mbeshtetur nga producente te tjere ne filmat qe do benin buje: "La classe operaia va in paradiso", "Indagine su un cittadino...")
Trailer anglisht:
Rregullat e lojes... (italisht)
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.