Forumi Horizont Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)


Postuar nga IQVLORA datë 22 Dhjetor 2008 - 16:32:

Loti na paske keqkuptuar mesa shoh.Une kur te them se duhet te jesh vetvetja kuptohet qe ky eshte dallimi nga dikush tjeter.Duke menduar se po tenton t'i futesh krijimtarise poetike une te kam bere disa kritika dashamirese prej nje amatori te dashuruar ne leximin e poezive te bukura.Tete klase shkolle nuk jane pak Loti.Ato qe meson ne dojc shume mire mund te konvertohen edhe ne gjuhen e nenes.Ju mundoheni te justifikoheni se edhe te tjere bejne gabime ortografike.Kush jane keta?Te lutem lexo Ingmetalboy apo dike tjeter qe krijon dhe do te konstatosh se ai nuk gabon fare.Edhe ai eshte ne kushte te njejta me ju.Ai studion ne USA e jo per letersi por per inxhinieri.Sigurisht te gjithe bejne gabime,por duhen dalluar keta njerez nga ata qe i hyjne rruges se letersise.Problemi nuk qendron tek berja e nje gabimi ne nxitim e siper,por tek berja e tyre me koshience.Keshtu thyhen rregullat e drejtshkrimit,gje qe i ul vlerat nje krijimi sado i arrire qofte ai.Per nje krijues qe nuk ka kritike per krijimtarine e tij letrare e lejon ate te shkase ne gabime,duke menduar se cdo gje qe shkruan eshte ne rregull.Kjo eshte shume e demshme dhe ju duhet ta kuptoni shume mire kete.Ndoshta ne hapsirat shqiptare kritika eshte e dobet,por ne perendim kritika eshte teper e ashper dhe po nuk kishe talent je nje hic.Shtepite botuese ne Kosove e Shqiperi kane botuar letersi pa vlere dhe ato kane mbetur stok ne librarit e ndryshme ,sepse nuk i pelqen askush.Mund te te jap raste edhe nga muzika,kinemaja,teatri etj ku behet art per art,por ketu ne Britanine e Madhe,Ne RF Gjermane,France Itali e gjetke nuk ndodh qe te behet art per art.Te me falni qe u zgjata pak,por une konstatoj se qenkeni shume kokforte per te pranuar kritika.Eshte veti e gjithe shqiptarve kjo.Ju deklaroni se nuk do te ndryshoni.Puna juaj.Ju shkofte mbare.Kritikat e mia se dhe te landit jane thjesht miqesore.Ju kuptoini si te doni.Nje kengetare dhe aktore shqiptare e sukseseshme ne vitet 80, e cila sot jeton ne Austri, tha ne nje interviste me lot ne sy se i mungonte shume skena dhe spektatoret.Arti nuk behet me muret!
Te uroj suksese ne studimet tuaja!


  Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.