Forumi Horizont | Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Kjo politikane e pavlere (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16985)
Rrugen qe ben nje personalitet nuk besoj ta vendose personaliteti por sherbimi i sigurimit. Por ka raste qe rojet bejne ate qe i kerkon personaliteti. Prandaj, Jozefina mund te fshihet kollaj pas faktit se si merr vete keto vendime, por i merr Garda e Republikes.
Per kete aresye besoj se Mustafa Nano ben pyetje te gabuara. Ne Danimarke apo Angli mund ti kerkosh llogari pushtetarit kur thyen rregullat, por ne Shqiperi hierarkia eshte e theksuar dhe ne piramiden e pushtetit pergjegjesite humbasin. Kjo ndodh sepse cilido individ qe ka pushtet (lekesh ose politik) nuk e ndjen veten njesoj me turmen. Kete zakon kemi te gjithe si shqiptare, thjesht nuk kemi pushtet ta aplikojme. Per tani ne jemi siper ne ane te tjera, psh si qytetar, jo katunar, jo jevg, por intelektual, me mbaruar jashte (mundesisht mjekesi si Amor Alucius), jo konviktor, jo tamam kamzali, jo malok, jo laluc, me familje pa lidhje komuniste, etj. Per cdo hierarki jemi gati te pohojme se te tjeret jane me poshte nesh, prandaj mund dhe te aplikohen rregulla te tjera.
Nejse, ndodh dhe ekstremi tjeter me skortat shqiptare. Per shembull Sali Berisha kur ishte president kishte dhene urdher qe skorta te ndalonte neper semafore. Donte qe ti tregonte njerezve se eshte si gjithe te tjeret, pra respektonte semaforin. Kjo ishte jashte cdo llogjikes se sigurimit sepse skorta s'mund te ndaloje ne asnje moment. Por pervec kesaj ne bulevard krijohej nje situate komike. Praktikisht policet boshatisnin bulevardin 1 ore para. Pese minutat e fundit ndalonin edhe trafikun qe hynte nga rruget anesore. Karvani presidencial arrinte tek semafori i Lanes (qe qellonte i kuq) dhe ndalonte. Kshu qe nga nje ane makinat nuk ecnin dot se si linte polici, nga ana tjeter makina e presidentit priste ne semafor qe te tregoje se respektonte rregullat. E kunderta e Jozefines, vetem se populli priste i bllokuar neper rruge qe te behej semafori presidentit jeshil.
Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.