Forumi Horizont | Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=209)
Ujedhesa, te pershendes per postimet e tua ne kete forum!!!
Lost_soul, sic e thua edhe vete, je larg te qenurit ekspert ne gjuhesi, gje qe une nuk mund ta them per ujedhesen.
Meqenese menyra deshirore dhe habitore jane thjesht struktura te gjuhes, mua me lind pyetja:"Cilet jane treguesit e fuqise se nje gjuhe?"
Jam e sigurt se nuk eshte aspak tregues numri i njerezve qe flasin nje gjuhe, shkrimtaret anglishtfoles, eksploruesit apo shkencetaret. Po fakti se nje person qe ka gjuhen e nenes anglishten, dhe e ka aq te veshtire per te shqiptuar fjale ne gjuhen shqipe, cfare do te thote? Po qe gjuha shqipe nuk ka 26 por 36 shkronja? Personalisht kolegeve te punes i jane dashur muaj te mesojne te me shqiptojne emrin. Nuk mund te thuash kurrsesi se "kjo gjuhe eshte me e bukur, apo e pasur se sa nje tjeter". Cdonjera prej tyre ka bukurine dhe pasurine e vet.
Duke ju kthyer temes, deshiroj te them se ndoshta do te ishte ide e mire qe secili prej nesh te korigjonte veten ne perdorimin e fjaleve te huaja. Nga ana tjeter, sic u tha edhe me siper, eshte per te ardhur keq, qe ata qe e demtojne me shume gjuhen shqipe eshte pikerisht media. Gjyshja ime qe nuk di asnje fjale te huaj, i duhet perkthyes per te degjuar lajmet. Perdorimi i fjaleve si "startojne, negociojne" e shume te tjera fjale per te cilat ekziston fjala shqipe, te ben te dyshosh ne aftesite e tyre. Ndoshta te gjithe duhet t'i rikujtojme vetes luften qe te paret kane bere per mbrojtjen e gjuhes shqipe dhe te perpiqemi te bejme pjesen tone ne kete drejtim; Pjesa jone ne kete lufte eshte te flasim nje shqipe sa me te paster.
Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.