Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Lika: Fatin e ndeshjes e vendosën kualitetet
Trajneri i Teutës mendon se elementët cilësorë, më të shumë te Vllaznia, u dhanë fitoren kuqebluve.
Trajneri i Teutës, Hasan Lika, është shprehur i kënaqur nga loja e të tijve në ndeshjen me Vllazninë. Sipas Likës, në krahasim me
ndeshjen me Shkumbinin, Teuta tregoi rritje cilësore në lojën e saj. "Loja jonë në trasfertën e "Loro Boriçit" ishte gjithnjë në
kërkim të barazimit. Nuk ia arritëm dot, sepse kishim sërish mungesa në formacion dhe goli i tretë i Vllaznisë vulosi gjithçka. Megjithatë, unë jam i kënaqur me prezantimin e futbollistëve të rinj, të aktivizuar në këtë ndeshje, të cilët mbushën boshllëqet që krijuan mungesat e futbollistëve titullarë," - gjykon trajneri i Teutës. Në fakt, Lika ka mbetur i kënaqur nga loja e skuadrës së tij në Shkodër, por është zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes që u luajt atje. "Humbja ka një emër dhe, pavarësisht nga loja e mirë, ajo na largoi më tepër nga kreu i tabelës së klasifikimit. A i kemi humbur shpresat për titullin? Absolutisht jo, sepse ecuria e këtij kampionati ka treguar se, duke korrigjuar gabimet, mund t'i ringjitësh shpejt vendet e kreut. Ne do ta synojmë sërish këtë, aq më tepër që shpresojmë të na rikthehen në formacion edhe futbollistët e dëmtuar," - shton Lika. Për sa i përket ndikimit që patën këto mungesa në ndeshjen me Vllazninë, trajneri i Teutës do të shprehej: "Mungesa e tyre u ndie mjaft, veçanërisht në drejtim të zgjidhjes së momenteve decizive të ndeshjes. Kuptohet, në të tilla raste, futbollistë të caktuar bëjnë diferencën. Në këtë drejtim, epërsia e Vllaznisë, që ka futbollistë të tillë si Martini, Sinani etj., ishte e madhe."
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.