Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 29 Qershor 2006 - 03:16:

lajme te reja nga gjenetika

Cod. C29062006

duke qene se kemi te bejme me nje shkence ne perparim e siper,ka raste qe cfare themi sot,neser do na duhet ti mohojme...kete po bej vete sot per nje dicka qe kam shkruajtur me para...nese ju kujtohet,kam thene qenje kopje e  materialit gjenetik,gjate nje ndarjeje qelizore,kalon ne menyre te rastesishme tek qelizat bija.beh,me sa duket nuk qeka e vertete 100%.kjo bazuar ne ate qe doli online ne sitin e revistes "Le scienze" (versioni italian i revistes "Scientific American"),artikullin e se ciles e kam shkruajtur ne temen e qelizave staminale por qe po e hedh edhe ketu perderisa ka te beje me ADN-n dhe ve ne dyshim nje nga konceptet baze te biologjise dhe gjenetikes:
 
ADN-ja e pavdekshme e qelizave staminale
26 qershor 2006
me sa duket materiali gjenetik nuk ndahet ne menyre te rastesishme tek qelizat bija...
 
kerkuesit e institutit pasteur ne paris,kane gjetur nje mekanizem se si qelizat staminale te rritura arrijne te mbrojne ADN-n e tyre nga mutacionet.keto rezultate jane publikuar ne numrin e fundit te Nature Cell Bilogy,dhe ka rendesi per rritjen e qelizave staminale ne laborator dhe ne kerkimet per kanceret.
 
kur ndahet nje qelize dyfishon ADN e vet dhe secila nga qelizat qe formohet merr nje kopje.por me kalimin e kohes mutacionet qe ndodhin fillojne te mblidhen dhe mund te formohen edhe mutacionet qe japin kancere.me metoda te sofistikuara,kerkuesit kane gjetur qe qelizat staminale,ruajne gjithmone filamentin origjinal te ADN.prova e pare e asaj qe cilesohej si teoria e ADN se pavdekshme,qe eshte hedhur si ide para pak vitesh.
 
nje qelize staminale formon kur ndahet nje qelize tjeter staminale dhe nje qelize te specializuar qe do kthehet ne nje qelize te caktuar te nje organi.kjo gje ben qe qelizat staminale te ruajne numrin e tyre origjinal dhe te ruajne aftesine e tyre te rigjenerimit te indit per gjith jeten e organizmit.sipas hipotezes se ADN-s se pavdekshme,qeliza qe do shnderrohet ne nje qelize organi merr kopjen qe nuk eshte perfekte,ndersa qeliza staminale ruaj kopjen origjinale.
 
sipas Shahragim Tajbakhsh,qe ka drejtuar kerkimet "teoria e ADN-s se pavdekshme ka kapur imagjinaten e shume kerkuesve,por ishte shume  e veshtire qe te vertetohej.por duke ndjekur qelizat staminale te indit muskular te minjve si in vivo si iv vitro,gjetem qe filamentet e ADN-s ne heliken e dyfishte nuk ishin njelloj dhe e vendosem kete gje ne lidhje me asimetrine e pergjithshme te aparatit ndares qelizor.eshte nje gjetje shume interesante sepse duhet se hedh poshte nje nga parimet baze te biologjise qelizore dhe gjenetikes,qe materiali gjenetik ndahet ne menyre te rastesishme!me sa duket aparati qelizor dallon ate qe eshte e vjeter nga ajo qe eshte e re kur vjen nga ADN-ja,dhe ka mundesi qe ky dallim te jete i dobishem per tu mbrojtur nga mutacione dhe kancere.eshte e mundur qe ky mekanizem te perdoret per te heshtur  shprehjen e gjeneve ne qelizat staminale.
 

p.s: nje gje e tille eshte pare edhe me kromozomin 7 tek minjte qe me sa duket nuk ndahet ne menyre te rastesishme,por ka preferenca kundrejt njeres qelize bije se sa tjetres...kjo bazuar ne nje shkrim te gjetur ne te njejten reviste,ne numrin e muajit prill 2006!
 
ka akoma shume per te gjetur...ADN-ja fsheh akoma shume gjera!


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.