Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Duhet te eci perpra...Por si? Si eshte e mundur te ecesh ku diku je bllokuar ? Ndoshta ne rrjeten e kujtimeve ...Ndoshta ne rrjeten e gabimeve qe per te ecur perpa duhen riparuar...Ndoshta....
Si nje i burgosur i etur per driten e diellit ,per lirin ,ashtu dhe une vodha shume nga dashuria jote...E mjegulluar nga rete e deshires harrova qe vazhdoja te isha pjese e kesaj Toke ,harrova rregullat e saj,harrova cishte harmonia me to.Merrja ,merrja, merrja dhe gjithmone e me shume e pangopur nga ky proces vazhdoja te merrja...derisa mbingopja me kthehu ne vetedije ...
Isha tejngopur me gjithcka sepse kisha harruar te jepja.
Por kisha kaq shume nevoje per dashurine tende ,ne menyre qe te vazhdoja te ecja perpara sa harrova qe ne kete jete nuk isha vetem.Harrova qe duhet te ecja paralel me ty .
Dashuria jote vazhdonte te justifikonte gjithcka ,justifikonte buzeqeshjet ,momentet e bukura ashtu si ato te hidhura ,justifikonte gabimet e mia...
E kaluara me zbuloi thesarin me te cmuar qe kjo zemer njohu,TY...Jam me fat qe u prezantova me te ,por si cdo gje te bukur nqs nuk di ta mbash ,ta ruash dhe te kujdesesh per te ,e humbet...Cdo gje e bukur eshte e rrezikuar nga faktori kohe dhe nga dallget e shumta ,te moskuptimit ,te abuzimit ne ate qe ke,te mosnjohjes se vleres...Te gjitha keto alternoheshin dhe njelloj si ajo dallga qe i gerryen cdo dite ,cdo ore cdo sek disa grimca rere tokes ,ashtu dhe ato filluan ti rremben cdo dite e me shume dicka dashurise.
Mesove te njohesh peretej emrit tim dhe te vlersosh pertej maskes time,por sa me shume kalonin ditet aq me teper kjo njohje merrte permasat e te frikshmes.Me friksonte fakti qe nuk kisha me kontrrollin e vetes per te qene ajo qe doja ne momentet qe doja.Per ty kisha vetem nje emer ,vetem nje zemer,vetem nje shpirt ,vetem nje model karakteri ...Per ty qe me njohe une isha vetem Gesa me te mirat e te metat e saj .Isha ajo kokefortja qe nuk dinte te hapte rruge ,isha ajo qe nuk dinte te kthente koken pas per te pare ku gabonte ,por gjithmone e me shume ecte e qete mbi gabimet e saj duke ngritur murin e larte te moskuptimit ,te merzitjeve mes nesh.
Dhe tani duke kerkuar ti sistemoj te gjitha keto ne vendin me te vecante te kujtimeve te mia,duke kerkuar qe gjithcka te bukur qe pata fatin ta perjetoj ,mos ta le te humbase ne ato skutat e thella te harreses...,shikoj se te gjithe ketij lemshi perfeksioni ,gabimesh ,meritash ,lumturish ,merzitjesh i mungon dicka akoma ...I mungon nje ME FAL !!!
Me fal per gjithcka jo te bukur qe te detyrova te marresh prej meje.Me fal qe sdita te vlersoj shpirtin e mrekullueshem qe fshihet tek ty .Me fal qe nuk arrita ta bej timen ,boten tende.Me fal qe pata frike te pasyrohem tersisht tek ty .Me fal per hapat e gabuara qe hodha duke te detyruar dhe ty qe te pengohesh me mua .Me fal qe ste dhashe gjithcka qe meritoje .Me fal qe sdita te te doja aq sa me doje...
Nuk e di pse e marr vetem tani guximin ,ndoshta ky ekran qe kam perballe dhe kjo tastjere me japin forcen per te bere ate qe ti ne shkallen me minimale meriton qe ta bej...Nuk e di nqs do kesh mundesine ti lexosh ,por premtoj (le te jet ky premtimi i pare qe do mbaj ) qe nqs koha dhe ti do me jepni mundesine do i ribej...
Zemer je njeriu qe vlersoj me shume ,edhe pse kur vlerat e tua u perplasen me qenien time nuk i njohen kufijte me maximal te saj.
Por ti je i mrekullueshem edhe pa mua ....................................
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.