Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 10 Janar 2008 - 22:16:

Fresket do te behet me vone

Rruga e kurbetit apo rruga e hallit
rruge e zhuritur dhe pse lagesh nga lot.
Nje kthese te ndritur diku e pati
me vegime kujtese ndez zemren me kot.

Imazhe te njohura malesh me debore
me sembojne fshehurazi si mekati i pare.
Duke ecur kujtoj eren e barit te njome.
nga nje fushe e lulezuar mbeti vec nje fare.

Rruga e kurbetit apo rruga e mallit,
hajdut i heshtur qe nga shpirti me vjedh.
Me pafundesine tende te mallkuar
konturet e se kaluares ngadale i zbeh.

Shi mendimesh zbut rrugen perpara meje,
qe me buze te plasura hesht si gjithmone.
Hapat e mi ndihen me te lehte kete nate,
ndoshta fresket do te behet me vone.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.