Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Postuar nga AngelDevil datë 20 Shkurt 2013 - 03:10:
Citim:
Po citoj ato që tha robert
ku e ka gjetur kete term autori i siperpermendur?! Ne cilen kronike? Ne cilin shkrim?
Gotfrik Lajbnik (1646-1717) - ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.
Hans Tunman (1746-1778) - historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine, bizantine dhe studioi fjalorin tre gjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.
Hans Tunman - arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han (1811-1869) - austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë. Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
Franc Bop (1791-1867) - profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoevropiane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.
Dhimitër Kamarda - filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.
Gustav Majer (1850-1900) - profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.
Eduard Shnajder - një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘Pellazgët dhe pasardhësit e tyre’ më 1894 një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge’.
Holder Pedersen (1867-1953) - danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoevropiane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me radhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vlefshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.
Norbert Jokli (1887-1942) - gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, bibliotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, atë e ftuan t’u mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqendrimi nazist e privoi Shqipërinë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.
Zef Skiroi (1865-1927) - filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.
.....
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.