Forumi Horizont Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)


Postuar nga qershor13 datë 04 Shkurt 2004 - 21:09:

Teuta, asgjë e re nga "fronti" i merkatos

Me përjashtim të Çukos, që përbën blerjen e vetme të Teutës në mes dy pjesëve të kampionatit, asgjë e re nuk është shënuar në "frontin" e merkatos së dimrit për këtë skuadër. Megjithatë, bisedimet dhe përpjekjet e stafit të Teutës dhe të presidentit Edmond Hasanbelliu kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë intensive. Sipas burimeve nga klubi durrsak i futbollit, bëhen gjithnjë e më të vakta shpresat për afrimin e futbollistëve të tjerë te Teuta. Kësisoj, gjithçka do t'u besohet futbollistëve aktualë të saj për arritjen e objektivave të skuadrës durrsake në këtë sezon. Pavarësisht nga dy humbjet e para të fazës së tretë, drejtuesit e futbollit durrsak shprehen optimistë për daljen nga situata dhe ngjitjen e "djemve të detit" drejt kreut. Sipas tyre, e rëndësishme është që futbollistët aktualë të kapin formën e duhur sportive dhe të japin maksimumin në fushën e lojës. Një pikë tjetër ku mbështetet optimizmi i drejtuesve të Teutës është riaftësimi i futbollistëve të dëmtuar, të cilët, falë ndërprerjes së kampionatit, mund të jenë të gatshëm për trajnerin Lika që në ndeshjen me Partizanin. Sipas trajnerit të dytë të Teutës, Stavri Nica, tashmë që është ndërprerë kampionati, stërvitja do të vijojë intensivisht, ndërkohë që së shpejti do të zhvillohet edhe një ose dy ndeshje miqësore. Kjo bëhet për t'u mbajtur e karikuar skuadra deri në ndeshjen e radhës në kampionat.


  Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.