Forumi Horizont | Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit » Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Islami dhe te drejtat e gruas ne te. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4686)
Meqe ka kohe pa nje informacjon ne kete teme...
DITELINDJA E VERTETE E NJERIUT
Kete dite lindi njeriu.U krijua ne formen me te bukur. Cdokosh u nderua nga Krijuesi i Tij, Zoti i boteve.U nderua mashkulli me te njenjten grade me femren dhe Zoti hoqi prej tyre te gjitha prangat dhe ngarkesat qe ja zinin frymes krijeses se tij madheshtore.
Keshtu, e ktheu njeriu, mashkull dhe femer, te drejten e tij dhe u vu ne fillim te rruges, qe t’u ndertoje nje¬rezve civilizim real te balancuar… Ne te njeriu ngrihet aq sa ofron sherbim ne ndertimin e mirefillte njerezor.
Pasuan nje pas nje ajetet kur'anore te cilat i lexojne besimtaret qe te crrenjosin prej shpirtrave te vet cdo manipulim i cili i kundershton keto te verteta madheshtore.
NGA NJE SHPIRT...
E verteta e pare eshte se gjeneza e burrit dhe gruas eshte nje:
Zoti i Lartesuar thote: “O ju njerez! Kinie frike Zotin tuaj qe ju ka krijuar prej nje qenie te vetme (njeriu) dhe nga ajo krijoi palen (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra e gra. Dhe kinie frike Zotin me emrin e Te cilit betoheni, ruajeni farefisin se me te vertete All-llahu eshte mbikeqyres mbi ju.” (En-Nisa: 1)
Te gjithe njerezit, meshkuj dhe femra, jane prej nje origjine, e ai eshte Ademi as. Nena e te gjitheve eshte Hava,(Eva) nga i njejti burim shpirteror te cilit i perkasin edhe bijte e saj.
Atehere pra, bijte e bashke me ta edhe nena e tyre, bejne pjese ne vleresimin njerezor te bazuar ne karakteristikat e atij shpirti unik.
PERGJEGJESI E NJEJTE NJEREZORE
Ne fazen e dyte te rikthimit te gruas dinjitetin e vet, Islami kerkoj prej saj qe te jete pergjegjese per sjelljet e saj. Liria nuk ka vlere pa pergjegjesi. Zoti i Lartesuar thote:
“E Ne i thame: O Adem, ti dhe bashkeshortja juaj banoni ne Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij ke te doni, po mos iu afroni asaj peme e te beheni zullumqare (te vetvetes suaj).” (El-Bekare: 35);
“… A nuk ua ndalova ju dyve ate peme…” (El-Bekare: 22)
Urdhri ne fillim eshte per te dy bashkerisht Ademin dhe Haven, po ashtu edhe obligimi, si dhe ndalimi dhe mbajtja e pergjegjesise… “Asnje nuk e mban barren e tjetrit.”
Zoti i Lartesuar thote: “Ai (All-llahu) u tha: Zbritni prej aty qe te gjithe, do te jeni armiq te njeri-tjetrit. Nese u vjen na Une udhezim (liber e profet) kush i permbahet udhetimit Tim, ai nuk ka per te hum¬bur (ne kete bote) e as nuk ka per te deshtuar (ne perjetesi).” (Ta Ha: 123)
Pejgamberi as. duke i thirre kurejshitet prej majes se kodrines Safa thoshte:
“O kurejshite, shpetonie veten tuaj. Une nuk mund t’ju ndihmoj te Zoti per asgje…. O Fatime, bija e Muhammedit, kerko cka te duash prej pasurise sime, se une te Zoti nuk mund te te ndihmoj asgje.” /Transmetojne Buhariu dhe Muslimi/
Pra tek Zoti I Madherishem nuk egziston miqesia e as korrupsjoni por secili vleresohet sipas punes se tij dhe secili shperblehet sipas asaj qe veproi.
Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit » Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.