Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 21 Korrik 2006 - 05:02:

procesi i perkthimit: "aktoret" e procesit (1)

Cod. A21072006

u bo ca kohe qe nuk kam shkrujt ketu...
e kemi lene ne momentin qe mARN ka dale ne citoplazem dhe pergatitet per nje proces tjeter qe quhet perkthim
procesi i perkthimit eshte faze perfundimtare qe do coje ne formimin e nje sekuence aminoacidesh qe pastaj nen efektin e enzimave qe quhen kaperonina do kthehen nga struktura primare ne strukturen terciare ose kuaternare sipas proteinave.
per procesin e perkthimit gjerat qe nevojiten jane:
-nje mARN qe i eshte nenshtruar procesit te splicing-ut
-nje sasi te konsiderueshme aminoacidesh qe do jene te lidhura me nje tip trasportuesi qe merr emrin nga anglishtja si transfer ARN (tARN) qe do lexoje edhe sekuencen e mARN
-ribozomet...struktura qe ndodhen ne citoplazem,ne brendesi te te cileve do te zhvillohet procesi i perkthimit...keto formohen nga nje grup tjeter ARN qe jane ARN ribozomiale (rARN) qe bashkohen njeri me tjetrin per te formuar 2 copa ribozomesh.njera eshte me e madhe se tjetra...per ti dalluar eshte perdorur nje parameter qe ne pergjithsi neper libra shihet me shkronjen S (Svedberg) dhe qe paraqet vlera te shpejtesise se fundosjes se perberjeve ne centrifuge...
gjithsesi,qe te mos ngaterrohemi mbani mend qe tek qelizat tona ribozomet qe marrin pjese jane 2: nje e madhe (60S) dhe nje me a vogel (40S).kur keto te dyja do bashkohen do formohet nje ribozom i vetem me madhesi 80S (shihni se nuk eshte mbledhje vlerash por shpejtesi fundosjeje ne centrifuge)...

nuk keni pse te trembeni edhe pse duken sikur jane gjera te veshtira... po ju paraqes nje foto ku jane te dy ribozomet (i madhi dhe i vogli) qe bashkohen njeri me tjetrin...


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.