Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 05 Prill 2010 - 23:01:

Albakiara (2008)

Regjia: Stefano Salvati
Skenari: Carlo Lucarelli, Ilaria Bernardini, Lorenzo Miglioli, P.K. René
Aktore: Raz Degan, Laura Gigante, Alessandro Haber

Nje polic i korruptuar organizon vjedhjen e 200 kg kokaine nga kasafortat e policise. Banda qe e ndihmon tregohet jo profesionale dhe droga merr rruge te gabuar. Perfundon tek nje gjimnaziste, mbesa e nje prej banditeve, e cila nuk e kupton rrezikun qe i kanoset dhe jeton jeten shkujdesur. Bashke me kerkimin e droges tregohet jeta e nje rinie te shfrenuar, ku droga, seksi dhe pilulat merren ne diskoteke, ndersa gojoret behen per te thyer rekorde.


Disa filma nuk tregohen kollaj me fjali e fjale. Ky eshte nje prej tyre. Eshte bashkim i stilit te Quentin Tarantino dhe atmosferes se Sin City, ne nje montazh delirant dhe spektakolar. Muzikat alternohen nga house, ne klasike, deri tek Vasco Rossi, gati ne stilin e Oliver Stone. Eshte film i bukur, jashte llogjikes se kinematografise italiane, pikture e nje rinie te shfrenuar (si Melissa P).

Kuriozitete:


http://www.albakiarailfilm.it/

Trailer:

(traileri nuk tregon tamam lezetin artistik te montazheve dhe efekteve, ka shume fjale)


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.