Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)
Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell ka paralajmeruar Sirine dhe Iranin qe te zgjedhin paqen nderkombetare ne vend te terrorizmit
Pauell, duke iu referuar programit berthamor te Iranit tha se Irani duhet te heqe dore nga ushtrimi i armeve te shkaterrimit ne mase, ndersa Sirise i tha se se perballet me nje zgjedhje kritike dhe se Damasku do te mbaje pergjegjesi per pasojar nese do vazhdoje te mbeshtese grupe terroriste ne rregjimin qe po merr fund te Sadam Huseinit.
*********************************
Zëvendësministri i jashtëm iraken Tareq Aziz ka bërë të ditur se sulmet vetëvrasëse nga trupat militante janë të justifikuara si pjesë e taktikës ushtarake për të mbrojtur Irakun nga pushtimi amerikan.
Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan ABC, Aziz tha se irakenët janë të justifikuar të përdorin çfarëdo lloj mjeti të mundshëm kur luftojnë me pushtuesit.
Komentet e tij pasuan një sulm vetëverasës në të cilin 4 ushtarë amerikanë u vranë në afërsi të Naxhafit.
Ndërkaq, sipas zëdhënësit të ushtrisë irakene, do të ketë më shumë sulme vetëvrasëse që do të kryhen jo vetëm nga forcat irakene, por edhe nga vullnetarë të tjerë nga vendet arabe. Sipas disa të dhënave organizata militante islamike Xhihad ka dërguar në Bagdad një grup atentatorësh vetëvrasës.
***********************************************
Armata irakiane ka thënë se do të vazhdojë të ndërmarrë sulme vetëvrasëse kundër forcave të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, si nga vullnetarë irakian ashtu edhe vullnetarë tjerë arabë.
Gjenerali Hazem Al-Rawi citohet të ketë thënë se "operacionet e martirizimit" do të vazhdojnë dhe do të bëhen nga irakenë dhe nga "mijëra vullnetarë arabë të cilët kanë arritur në Bagdad".
Al Rawi tha se Iraku ka pranuar mbi 4.000 bombardues vetëvrasës vullnetarë "nga çdo vend arab".
****************************************
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.