Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)


Postuar nga Cindi datë 13 Dhjetor 2006 - 21:46:

Citim:
Po citoj ato që tha juve


A ha ashtu si qe katandisur Gjirokastra, nuk pashe ndonje gje qe te me terhiqte, perkundrazi u friksova ne hyrje te saj dhe nderrova mendje, nuk ndalova.
Pastaj, ashtu si te shohin robte gjithe inat ne shqiperi, sidomos kur je me targa te nje qyteti tjeter, dhe sidomos te Tiranes apo Durresit, te kallin daten. Mendo nje qytetar te huaj si do ndjehej.



Vertet Juve???? Paka ndryshuar kaq shume?????

Une te them te drejten Gjirokastren e kam vizituar dy dite ne 1978 (ketu nuk me harrohet kalaja), tre dite ne 1984 (ketu nuk me harrohet rruget dhe qyteti, shtepite sidomos) dhe nje dite ne 1986 (ketu nuk me harrohet turizmi i Gjirokastres). Nuk mund ta mohoj, qe njerezit mu duken pak te hidhur ne ironi dhe kunjaxhinj, sidomos ata te qytetit brenda. Keto jane kujtimet e mija, persa i perket Gjirokastres. Te tjera nuk kam, nga Berati kam me pak dhe shume vite te shkuara, por te dyja keto qytete te them te drejten, kur une i ve ne imagjinaten time te restauruara, me dalin pamje te mrekullueshme, pavaresisht nga njerezit qe mund te jetojne atje.

Shtepite e Beratit mendoj se jane nje thesar me punimet e drurit, sidomos neper ballkonet e vegjel dhe catite me qeramike, po keshtu edhe ato te Gjirokastres me dritaret dhe tavanet prej druri dhe catite me rrasa, karakteristika keto qe nuk i gjen kollaj ne qytetet e sotme moderne.

Perse Parisi ka mbetur i bukur thoni ju, pikerisht se nuk lejojne ndertimin e gratacielave dhe perqafojne cdo gje qe eshte e vjeter.


  Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.