Forumi Horizont Gjithsej 315 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A jeni ateista apo besimtare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5338)


Postuar nga briseide datë 13 Qershor 2007 - 01:36:

Citim:
Po citoj ato që tha malukati



E nderuar, fete jane vecse rrjedhoje e Fjales se Zotit. E shpjeguar matematikisht: raporti i Fjales se Zotit ndaj fese eshte si raporti i librave me shkollen. E dyta eshte rrjedhim i se pares, sistem i domosdoshem sqarimi.
Ka nga ata qe nuk kane nevoje per shkollen per te kuptuar librat (shkencen) por, sic e di, keta jane shuuuuume te paket.

Prandaj me duket absurde te lexoj nga i njejti njeri, ne te njejtin paragraf se beson ne Fjalen e Zotit por mendon se fete jane shpikur nga njerezit.

Gjithe te mirat



I nderuar
Reagimi juaj eshte i justifikuar:egziston nje diference mes nesh :Ju ndiqni nje fe,e njihni mire ate dhe vjelni frytet e saj,kurse une jam thjesht nje besimtare qe"injoron" fene.Por te injorosh fene ka dy kuptime:te mos ta ndjekesh ate,ose te mos dish perse flet.
...Mund te besosh ne Zot,sepse e ndien,te kesh lexuar edhe biblen gati te gjithe,por mund te mos besosh ne fakte si prsh...duhet te mbash vello,duhet te mbash shami ne kishe(si ka qene me pare,sot jo me),te lutesh nje ikone...Ka gje me te keqkutuar se lutja e nje ikone?Kur vete Zoti thote ne Komandamentet e tij te mos behet diçka e tille...Zoti thote mos thuaj emrin tim me kot,dmth mos e perdor kur nuk duhet,kisha thote mos thuaj Emrin e Zotit..dmth Jhwh,i italianizuar eshte Geova ).Per shekuj njerezit,ne baze te asaj qe u thoshin percjellesit e fjale se Zotit(ne kisha) besonin egzistonte Limbo(s'e di ne shqip),para disa kohesh Papa e mohon diçka te tille..
...Ja pra..Ju tekstualisht thoni fete jane veç rrjedhoje e fjales se Zotit:une nuk e mohoj diçka te tille,perkundrazi:Nuk eshte mungese besimi ne bible,por perdorimi i saj,interpretimi i saj,qe perben sot diferencen midis nje feje dhe tjetren...

Pershendetje


  Gjithsej 315 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.