Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)
procesi i perkthimit: "aktoret" e procesit (2)
Cod. B22072006
vete ribozomet 40S dhe 60S kodifikohen nga gjene qe ndodhen ne ADN dhe i nenshtrohen edhe keto proceseve qe cojne ne formimin e copezave me te vogla qe pastaj do bashkohen per te formuar ato me te medha.me pas ato do bashkohen qe te formojne ribozomin 80S.
kjo gje eshte ajo qe ndodh ne qelizat eukariote me pak fjale,tek prokariotet ndryshimi eshte qe pjeset jane me te vogla...kemi 2 copa ribozomesh te madhesive 30S dhe 50S qe bashkohen dhe formojne nje ribozom te vetem te madhesise 70S (informacione te bazuara ne librin "principet e gjenetikes"(snustad))
tjeter qe duhet te kemi parasysh eshte qe bashkimi i copezave me te vogla ne nje ribozom te madh do coje edhe ne formimin e disa hapesirave qe jane themelore per pozicionimin e tARN dhe segmentit te mARN.
keto gjera mjaftojne per ribozomet per momentin.
tjeter komponent ishin aminoacidet dhe trasfer ARN (tARN) qe do sherbenin per formimin e sekuences se proteines.
tARN jane struktura shume komplekse ne forme.keto paraqesin nje zone qe do lidhe aminoacidin (zona ne pozicionin 5') dhe nje zone qe do lexoje sekuencen e mARN. llidhja e amonoacideve behet ne nje menyre indirekte duke aktivizuar njehere aminoacidet pastaj duke i bere lidhjen me tARN...e kush mund ta beje me mire kete gje se sa ATP? (tek procesi i glikolizes psh,qe eshte faza e pare e procesit te degradimit te glukozes (para se te futet ne ciklin e krebsit dmth),2 reaksionet e para kerkojne energji vetem per te aktivizuar strukturen qe ti nenshtrohet pastaj reaksioneve qe vijojne dhe prandaj harxhohen 2 ATP...eshte kjo arsyeja qe ne fund kur behet bilanci i energjise se prodhuar nga 1 molekule glukoze,hiqen 2 ATP dhe del qe prodhohen gjithsej 36 ATP dhe jo 38).
pra ATP ne fillim aktivizon aminoacidin duke u lidhur me te dhe ne fund largohet ne formen AMP (adenozin monofosfat) dhe ja le aminoacidin transferazit (tARN)....ne kete menyre formohen edhe strukturat aminoacid-tARN qe do kerkohen here pas here per zgjatjen e proteines.normalisht qe te gjithe keto procese katalizohen nga enzima te sintezes se ketyre strukturave.
(dicka shtese qe nuk me kujtohej por qe mund ta them tani qe konsultova librin:
specificiteti per kodonin varej nga pjesa e tARN e struktures aminoacid-tARN dhe jo nga aminoacidi.ishte bere nje eksperiment ku cisteil-tARN ishte modifikuar dhe ishte trasformuar ne alanine-tARN dhe ishte vene re qe kur behej procesi i perkthimit, forma e re e modifikuar (dmth ajo me alaninen) futej pa problem ne zonat qe normalisht duhet te ishte cisteina)
tek tARN thame qe eshte edhe nje zone tjeter qe lexon ARN.kjo zone merr emrin antikodon kurse zona e mARN qe lexohet nga secili nga keto tARN quhet kodon...pra secili tARN do lexoje mARN dhe nese ka nje perputhje ndermjet kodonit dhe antikodonit atehere tARN do leshoje aminoacidin qe ka me vehte,i cili do shkoje te lidhet me aminoacidet e tjere (nese ka pasur para tij)...duhet te kemi parasysh qe jane 2 forma aminoacide-tARN qe jane disi te vecante sepse do i perkasin fillimit dhe mbarimit te leximit te mARN dhe normalisht qe proceset ne ato faza do te jene disi ndryshe...
ne kete pike ngelet te pyetet: si lexohet kodoni?dhe kur lexohet si mund te thuhet se cilit aminoacid i perket? kjo ka qene supersfida e viteve 70...qe coi ne zbulimin e kodit te aminoacideve
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.