Forumi Horizont | Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)
PO E RISJELL SHKRIMIN E MEPARSHEM.
Citim:
Po citoj ato që tha freedom
Keta dy filozofet pretendojne se kane aq potencial te larte filozofik e psikologjik sa te zberthejne mantelitetin e nje populli te gjith ,dhe te drejtojne rrugen drejt zhvillimit*.
Perse miq te dashur e trajtoni temen dhe mentalitetin shqipetar ne pergjithesim ,si mund te pergjithsosh mentalitetin e nje intelektuali me ate te nje karrocieri,ate te nje alabaku me ate te nje te riu qe ben pune vullnetare ?Ketu qendron gabimi juaj ,dhe i te gjith shqipetareve , nuk mendojne te permiresojne veten e tyre ,por te gjith popullin, flasin me pergjithesime, dhe natyrisht e paguajne ne menyre kolektive *.
Duhet eliminuar pergjithesimi dhe i menduari dhe i vepruari ne menyre kolektive * ,kolektiviteti punon dhe jep rezultat vetem ne nje shoqeri komuniste* ( jepi vemendje te vecante).Ne nje shoqeri kapitaliste kolektiviteti dhe pergjithesimi jane absurd , kemi te bejme me klasa ketu*(jepi vemendje te vecante).Pra ne cdo vend kemi klasen punetore ( te varferit) te metat e te ciles jane shume te ngjashme anembane botes pa dallim kombesie ,te meta te cilat shkojne nga anafalbetizmi,tek fanatizmi, dhe injoranca.Kemi shtresen e mesme dhe ate elitare, te cilat perseri jane te ngjashme ne mos egzakte anembane botes pa dallim kombesie.
Pra ndryshimi midis nje shteti te pasur dhe nje shteti te varfer eshte se i pari (ne menyre proporcionale) ka shume here me pak te varfer se i dyti,gje e cila detyrimisht i ngre nivelin kulturor,dhe siguron nje stabilitet per rritjen konstante te zhvillimit.( ne shume aspekte ketu, psh duke pasur nje klase te gjere te mesme dhe elitare ,natyrisht qe ke shume tru dhe para ,kombinimi perfekt i formules te zhvillimit).
Ndryshimi i mentalitetit eshte vetem pasoje e ngritjes te nivelit ekonomik,kur cdo person ne familje do te jete ne gjendje te jetoje dhe te mbeshtes nevojat ekonomike pa ndihmen e familjes , atehere ai do ta kete me te lehte te zgjedhe rrugen e tij , qofte femer apo mashkull.
Por nuk e kuptoj kete obsesion te ndryshojme mentalitetin me cdo lloj cmimi ,kur shume here do te thote te ndryshojme traditat dhe identitetin , ateher me duket duhet te kemi nje debat mbi lumturine dhe jeten e gezuar, sepse nqs nuk sjellin lumturi dhe jete te gezuar per shoqerine keto lloj ndryshime radikale qe kerkohen ne lidhje me progresin ( zhvillimin)
ateher perse te sforcohemi kot?
Paraja dhe degjenerimi nuk sjellin patjeter lumturine.
Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.