Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
...E mbyta veten gjithnje duke menduar per ty, nuk qetesohem aspak, as edhe me poezite e Pablo Nerudes, e as te Pol Verlenit hic! Te kerkoj ne trotuarin e mendjes sime, pastaj dhe ne koherat me shi, por me kot nuk te gjeta dot. Te kerkoj prape e dashur, por tani i semure nga debora qe ben shume peshe ne mushkerite e mij te ftohte, pa ngjyre...
Kur e lexoj shkrimin e ngjyrosur mes dy shkrimtareve Remark, Gete dhe nje te aktores Marlene Ditrih, syte me vershojne ashtu rrathe-rrathe te flakeruar, xixellues me nuanca te medha ngjyrash, iridishenca bombastike, dhe fill me vone xixa si perla te “kuqe ne te zeza” dhe me vin ne mendje krejt magjia juaj... Tentoj t’i shtrengoj kapaket e syve, por me kot, qetesine nuk e gjej dot. Sa keq eshte bere per mua o zot, ju s'keni si ta ndieni e ta perjetoni kete portret timin!...
Minutat trokasin ne pike te nates, tik-taket e zemres vazhdojne te me rrahin me shpejtesi dhe mendoj se po me del nga gjoksi im ..
Pak me tutje pjellet edhe nje mendim dhe shkon deri tek J. Xoxa. Jakov Xoxa, rrefimin e vet e ndien si bashkebisedim ne mes tregimtarit dhe lexuesit: Desha te shkruaj nje roman jo sikur lexuesin iks apo ipsilon ta kem larg, jo, desha ta shkruaj sikur lexuesin ta kem para meje, gjate çdo radhe, sikur te hyj ne bisede me te , sikur t’ia tregoj jo letres, por treguesit me mend ne koke”…
E dashur besoje se shume te kam kerkuar, e sa here mbremjeve kam trokitur ne gjoksin tim per t'm'u shfaur sadopak hija juaj, por me kot, ti nuk u shfaqe aspak. Sa here qe kam dalur neteve me hene si turist i shpirtit, ty te kam shkruar me stilin e Enrih Hajne, Pablo Nerudes, etj, etj... Une e di ti nuk ke si ta ndiesh kete, bryma e vetmise me mbyt nga pak dhe ne heshtje me stolis me perlen e vuajtjes!
Gjithçka mbaroi mes nesh!
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.