Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)


Postuar nga NS-6 datë 09 Qershor 2007 - 04:29:

aksi hipotalamus-hipofize-gonade

Cod. B09062007

po perpiqem te tregoj disa gjera qe kane te bejne me ciklin tek femra,fazat qe perfshin,momentet me kyce dhe pastaj nese ndodh nje shtatzani cfare modifikohet. ne kete menyre mendoj qe mund te permend ate qe quhet pubertet i hershem ose i vone,amenorrene etj...kush te doje,nese ka ndonje gje per te bere koment ose per te me korregjuar nese bej gabime,si gjithmone eshte i lutur ta beje

atehere,nje cikel tek femra ka gjatesi te ndryshme por ne pergjithsi leviz ndermjet 24-36 dite.kjo gje varet kryesisht nga pjesa e pare e ciklit qe eshte faza folikulare ndersa pjeset e mevonshme kane nje gjatesi standart.
cikli vezor tek femra kontrollohet nga sistemi endokrin qe gjithsesi ka lidhje me sistemin nervor.

kur flasim per sistemin endokrin,na duhet te permendim ate qe quhet aksi hipotalamus-hipofize-vezore. duhet nje integritet i ketij aksi per te pasur nje cikel normal.i marrim nje per nje perberesit e ketij aksi:

hipotalamusi eshte zona ku prodhohen faktoret e leshimit qe pastaj do stimulojne hipofizen qe te leshoje hormonet qe do veprojne me ne periferi. shembuj kemi faktorin e leshimit te hormonit te stimulimit te tiroides (TSH releasing hormone,TRH) ose ai i kortikotropines (CRH) ose ai i hormonit te rritjes (Growth Hormone Releasing Hormone,GHRH). dicka te ngjashme kemi edhe per aksin e gonadeve. pra kemi nje prodhim te nje faktori qe eshte faktori leshues i gonadotropinave (Gonadotrophin releasing hormone,GnRH) qe pastaj shkon dhe stimulon hipofizen qe te prodhoje 2 hormone. ajo qe duhet te dini per kete hormon eshte qe nuk sekretohet ne menyre te vazhdueshme por me pulsime (1). nje gje e tille ka nje rendesi themelore per faktin se eshte pare qe nje sekretim i vazhdueshem i tij eshte ne gjendje te destabilizoje hipofizen dhe kjo te mos i pergjigjet me atij me prodhim hormonesh. kete gje e verteton edhe fakti qe per terapi te nje puberteti te hershem perdoren analoge te GnRH qe bllokojne prodhimin e hormoneve ne hipofize me nje mekanizem qe vepron mbi receptore (2).sekrecioni i GnRH mund te ndikohet edhe nga gjendja emocionale e femres si psh stresi qe mund te coje ne ato qe quhen amenorre (mungese e mestruacioneve) nga shkaqe hipotalamusi dhe qe vjen pikerisht nga modifikimet e mekanizmave qe mbajne nen kontroll (ose me mire te themi ekuilibri) prodhimin dhe sekrecionin e GnRH.

perberesi i dyte i aksit ishte hipofiza.ketu ndodhen qelizat gonadotrope qe jane qelizat qe nen stimulimin e GnRH prodhojne 2 lloj hormonesh qe marrin emrat FSH (Follicle Stimulating Hormone) dhe LH (Luteinising Hormone). me sa duket LH (dhe me pak FSH) ndjek te njejtin ritem pulsimi me ate te faktorit te leshimit (1).

pika e trete e aksit eshte ajo e gonadeve ku shenjestra eshte pikerisht vezorja. ketu jane 2 lloj qelizash qe sherbejne si shenjester. jane qelizat e granulozes qe jane shenjestra e FSH dhe ky stimulim ben qe te shtohet numri i tyre por edhe te shtohet sasia e estradiolit qe formohet nga trasformimi i testosteronit. testosteroni prodhohet nga qelizat e tekes,lloji i dyte qe jane shenjester e LH. pervec kesaj LH ka aftesi qe te stimuloje edhe prodhimin e nje hormoni tjeter qe quhet progresteron.

pra sic shihni qellimi final i hormoneve FSH dhe LH (dhe me pak fjale i gjithe aksit endokrin i gonadeve) eshte prodhimi i estrogjeneve dhe i progresteronit sepse jane keto qe do ndikojne si ne modifikimet qe i nenshtrohet uterusi edhe ne rritjen e vezes.

nje pike qe e lashe per ne fund,por jo pa qellim eshte ai i kontrollit te ketyre hormoneve...
ketu futen ne loje 2 koncepte qe marrin emrat qe prap ja kane vendos amerikont (cuditerisht ) qe jane feed-back pozitiv dhe feedback negativ. me fjalen feed-back negativ nenkuptojme qe prodhimi i nje hormoni te meparshem (ose te themi me ne pergjithsi nje substance perfundimtare) shkon dhe bllokon stimulin e vet. me pak fjale,ne rastin tone,kemi nje kontroll si ne afersi por edhe ne distance. ne afersi kemi nje kontroll qe FSH dhe LH kryne mbi hipotalamusin duke shkaktuar nje ulje te sekrecionit te GnRH. ne distance rast per tu permend eshte ai qe i shkakton estradioli FSH-s i cili per pasoje ulet rreth dites se 10-12 te ciklit.
per feed-back pozitiv nenkuptojme qe substanca perfundimtare stimulon substancen fillestare qe te prodhoje me shume. ketu i vetmi problem eshte qe spo me vjen ndermend asnje shembull

ma do mendja qe deri ketu jemi kuptuar...nese nuk keni kuptuar ndonje gje me thoni dhe do tentoj tu pergjigjem

vazhdojme...

(1) Manuali i Endokrinologjise (Andreoli),fq.376
(2) Gjinekologjia dhe Ostetrika (Alba,Romanini),fq.21


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.