Forumi Horizont Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)


Postuar nga qershor13 datë 12 Shkurt 2004 - 22:24:

Besa, humbja e radhës vjen nga Teuta

Besa - Teuta 1-2
Besa: Kokuri, Demiraj, Romanishin, Ypi, Veizi, Xhihani, Abdulla, Kollçaku, Kuli, Bajaziti, Bubeqi. Tr: B. Hushi
Teuta: Shehi, Xhai, Vojo, Rada, Driza, Çuko, Larja, Toshkollari, Begeja, D. Xhafa, Berzezi. Tr: H. Lika
U aktivizuan edhe këta futbollistë: Godinja, Shima, Hasho, Osmani, Daiu dhe Ypi.

Aksioma e tifozëve kavajas që "Besa është e fortë me të fortët dhe nuk bind me më të dobëtit", u konkretizua më së miri edhe në miqësoren e djeshme të luajtur mes verdhezinjve dhe Teutës. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje tregoi supremacinë e durrsakëve në pjesën e parë, të cilët, edhe pse nuk rrezikuan shumë, arritën të shënonin me anë të një aksioni model. Toshkollari ka nxjerrë të lirë Daniel Xhafën, i cili ka shënuar në minutën e 14-të. Pas golit të miqve, edhe pse të dy ekipet u përpoqën shumë, gjithçka mbeti e pandryshuar në pjesën e parë. Pjesa e dytë ndryshoi shumë. Durrsakët, me anë të veteranit Begeja, e rritën avantazhin në 2-0, ndërsa vendësit gabuan në finalizimin e aksioneve të shumta të tyre. Sidoqoftë, aktivizimi në këtë pjesë i Ypit dhe Daiut i dha tjetër grintë dhe vlera lojës së Besës. Tashmë mbrojtja kavajase diti të vendosej më mirë në fushë dhe t'i zbrapste lehtësisht kundërsulmet e durrsakëve. Kapiteni Daiu jo vetëm e shtyu përpara ekipin e tij, por nuk mungoi të godiste edhe nga distanca. Edhe veterani Ypi, që shënoi golin e vetëm për të tijtë, arriti të krijojë hapësira për Bubeqin dhe Kulin. Nga ana e tyre, durrsakët, pas largimit të Begesë, duket sikur e humbën rrezikshmërinë në sulm. Më vonë, largimi i Xhafës dhe i Çukos e zbehën më shumë lojën e Teutës, e cila arriti ta mbronte deri në fund avantazhin 2-1. Kjo miqësore vërtet tregoi një Besë më agresive, veçanërisht në pjesën e dytë, por jo atë skuadrën për të cilën po investohet. Aksionet e saj janë tepër të lexueshme dhe pa fantazinë apo shpejtësinë e duhur. Mesfusha vazhdon të luajë bukur vetëm kur ka topin, sepse, sa për detyrat mbrojtëse, nuk bëhet fjalë.


  Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.