Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga ksenia datë 11 Qershor 2005 - 14:31:

copeze jete e 10 oreve me pare...

Me vjen shume mire per cdo gje qe ek shkruar leter dhe me beso me vjen pak cudi per forcen magnetike qe mbajne mendimet e mia. Qe ta kuptosh kete te fundit po te them qe jo me vone se dje ne darke po rrija para kompjuterit tim ne pune (pasi kisha mbaruar cdo gje dhe pasi kishin ikur te gjithe)dhe po lexoja letrat e tua te cilat i kam futur ne nje folder te vecante te postes time. Ato ishin shume. U ktheva back ne ate kohe, ne ate qytet kur ti hyre ne jeten time dhe i dhe nje tjeter ngjyre. Mu kujtuan oret e gjata (dhe ne i benim me te gjata kur thonim qe sdonim te ndaheshim)prane e prane... Me ndodh shpesh te flas per mardhenien tone...Shume njerez nuk me kuptojne dhe une te them te drejten nuk lodhem shume tja u shpjegoj magjine per te cilen jam e sigurt ta perkufizoj keshtu sepse kete e provova me ty...
Tashme jeta me ka marre nje drejtim tjeter. Ruge te reja me jane hapur. Ruge te mbara me pelqen ti emertoj...Nuk them qe sme pelqen. Ti e di une edhe te shemtuaren e bej te bukur.
Huhh!!! Pikerisht ne keto momente mu kujtua fabula jote e maskes (remember?). Atehere kuptova cdo gje mbi ty, i veshur dhe i zhveshur...
Kam degjuar qe je martuar?Nuk e di pse edhe atehere mendoja qe ishte dikush tjeter ne jeten tende. Dikush qe ti e doje (ti do cdonjeri qe te do) por sme shqetesonte kjo gje. Kenaqja veten time duke te "shfrytezuar" ty. Shkrihesha nga gezimi kur me shkruaje me 100 rreshta TE DUA.....
Mu kujtua dicka! Me pat thene nje here dikush. I kisha folur per magjine e asaj tones...Nje njeri qe ska lene shume gjurme ne historine e jetes sime. "Femra dashuron me veshe, mashkulli me vepra".. E c'rendesi ka kjo i thashe? Ne fund te fundit ne nje pike synojne te dyja palet. Ne arritjen e kenaqesise.
huuhhhh! Ti me frymezon djalo....


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.