Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)
sa nukleotide lexon 1 t-ARN?
Cod. B19092006
po shihja postimet e fundit te kesaj teme dhe pashe qe eshte veshtiresuar disi ne gjuhen e perdorur...gjithsesi po mundohem ta bej sa me te thjeshte duke lene edhe shume detaje jasht qe te mos ngaterrohem gjerat...gjithsesi,nese arrihet te kuptohet ky proces deri ne fund,cdo gje do jete e lehte pastaj sepse e gjithe pjesa e gjenetikes qe do vijoje me pas do bazohet mbi keto principe...terapija gjenike, gjenoma e njeriut, ADN e mitokondrive, mutacionet etj etj...
kur permenda fjalen kodon e thashe bazuar ne strukturen 3D te t-ARN...por ne kohen kur kjo gje u tha per here te pare keto gjera nuk diheshin akoma...por u arriten rezultate ne menyre indirekte...
ideja ishte qe meqenese kemi 20 aminoacide dhe 4 baza mund te supozohej qe ARN-ja te lexohej 2 e nga 2 dhe keshtu do kishim 4^2 = 16 kombinime te mundshme...me pak se aminoacidet qe kemi,prandaj nuk mund te kishim nje lexim me 2 nukleotide...nga ana tjeter me 3 nukleotide dilnin 64 kombinime te mundshme...qe do te ishin shume me teper se sa aminoacidet...
iher per iher duhet te verifikohej se nga sa nukleotide lexoheshin pernjehere nga 1 t-ARN
studimet e kryera nga zbuluesit e struktures se ADN ne mutacione te nje gjeni,treguan qe kur 1 nukleotid i vetem pesonte demtim (ose shtohej ose fshihej), demi qe shkaktohej ne shkaktohej ne sekuencen e leximit ishte shume i madh...e njejta gje ndodhte edhe kur ndodhnin 2 mutacione te aferta me njeri tjetrin kishte te njejtin problem por kur kishte 3 nukleotide qe pesonin mutacion,demi qe shihej ishte shume me i paket...me pak fjale,rezultati ishte qe leximi ka mundesi qe te kryhet ne forme triplete...3 nukleotide ne te njejten kohe duhet te kodifikonin 1 aminoacid...pra ARN do lexohej 3 e nga 3 nukleotide ne te njejten kohe qe do njiheshin nga t-ARN...
deri ketu mire por lindte pyetja se si do gjeheshin se per cilin aminoacid i perkiste secila triplete...kemi 20 aminoacide dhe 4 nukleotide...nese marrim te gjitha mundesite i bie qe 4^3 = 64 kombinime te mundshme...dhe thame qe ishin shume...
ketu futet ne pune eksperimentet "in vitro" qe hapi edhe garen per deshifrimin e kodit...
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.