Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1049 1050 1051 1052 1053 1054 1055 1056 1057 [1058] 1059 1060 1061 1062 1063 1064 1065 1066 1067 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Pardje filluan punimet ne sheshin Skenderbej, dje qeveria urdheroi te bllokohen...
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave urdhëroi dje pezullimin punimeve që po kryhen në sheshin "Skënderbej". Arsyeja që Ministria ka dhënë për këtë veprim është se Bashkia e Tiranës nuk ka leje mjedisore për të kryer punimet.
Inspektorati i Mjedisit urdhëroi dje në emër të Ministrisë pezullimin e menjëhershëm të punimeve në sheshin "Skënderbej" për shkak të mungesës së kësaj leje, si dhe gjobiti Bashkinë me një vlerë prej 2 milionë lekësh. Pas kontrollit që Inspektorati i Mjedisit kreu në sheshin ku po kryhen punimet arriti në përfundimin se punimet që po kryen bashkia e Tiranës janë të paligjshme.
--------------------------------------
Behet fjale per te njejtin shesh qe kryeministri do rregullonte menjehere dhe dergoi inspektoret te bejne matjet. Por perderisa po e ben Bashkia, mungon leja... Dhe qytetaret vuajne ne trafik.
--------------------------------------
Nderkohe nje tjeter perdorim politik i pushtetit denncohet nga gazeta shqiptare. Fondet e nje projekti te bankes boterore jane hequr nga bashkite ku ka fituar e majta (Elbasan, Berat, etj) dhe do dergohen te gjitha ne Shkoder.
Ja si behet lufta politike duke favorizuar krahinizmat dhe duke lene punime te bllokuara. Afrohet ndarja krahinore e 1997-es.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1049 1050 1051 1052 1053 1054 1055 1056 1057 [1058] 1059 1060 1061 1062 1063 1064 1065 1066 1067 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.