Forumi Horizont | Gjithsej 1260 faqe: « E parë ... « 1050 1051 1052 1053 1054 1055 1056 1057 1058 [1059] 1060 1061 1062 1063 1064 1065 1066 1067 1068 » ... E fundit » Trego 1260 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- te qeshim se bashku... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3611)
Një dite Tomasi i vogel, nxenes i klases I fillore, e pyeti mesuesen e tij nese mund te fliste me te pas mesimit. Ajo pranoi. Momenti erdhi:
Mesuesja: Atehere, cfare do te me thuash Tomas ?
Tomas : Mendoj se jam teper inteligjent per te qendruar ne kete klase, merzitem shume ! Do te deshiroja te kaloja direkt ne klasen e dyte.
Per kete u informua drejtori i shkolles I cili e pyeti Tomasin ne se ishte dakort ti nenshtrohej disa testeve per te provuar aftesine e tij.
Tomasi pranoi pa hezituar dhe drejtori filloi testin.
Drejtori :Sa bejne 3 X 4 ?
Tomas : 12, Zoti Drejtor!
Drejtori : Po 6 X 6 ?
Tomas : 36, Zotri !
Drejtori : Cili eshte kryeqyteti i Japonise ?
Tomas : Tokio , Zotri !
Testi vazhdoi per nje gjysem ore dhe Thomasi nuk beri asnje gabim ! Drejtori I kenaqur, vendosi atehere ta nderprese testin – por mesuesja pyeti se nese mund ti bente Tomasit disa pyetje nga ana e saj. Qe te dy pranuan dhe ajo filloi.
Mesuesja: Mire, Tomas ! me thuaj, lopa ka 4 dhe une kam 2 – perse behet fjale ?
Thomas : Kembet, Zonje!
Mesuesja: Korrekt! tha mesuesja. Por... cfare gjendet ne pantallonat e tua qe nuk gjendet ne te miat ?
Drejtori u cudit nga pyetja...
Thomas : Xhepat, Zonje!
Mesuesja: Mire, Tomas! Cfare kane burrat dhe grate mu ne mes ?
Ndersa Drejtori pergatitet te nderhyje, Tomasi pergjigjet: Germen 'R', Zonje !
Mesuesja: Ku i kane qimet me te perdredhura burrat dhe grate?
Tomas : Ne Afrike, Zonje! pergjigjet femija pa hezituar.
Mesuesja: C’eshte nje gje e bute qe ne duart e nje gruaje behet i forte.
Drejtori zgurdulloi syte – por ne te njeten kohe, Tomasi pergjigjet : Manikyri i thonjve, Zonje !
Mesuesja: Cfare kane burrat dhe grate ne mes te kembeve?
Tomas: Gjunjet, Zonje!
Mesuesja: Mire. Cfare ka nje grua e martuar me te madhe se nje grua beqare ?
Tomas:Krevatin,Zonje.
Drejtori nuk po u besonte vesheve.
Mesuesja: Cila eshte pjese e trupit tim qe eshte shpesh me e lageshta ?
Tomas : Gjuha juaj, Zonje!
Mesuesja: Cila fjale qe fillon me germen “p” qe pershkruan dicka qe mund te jete e laget ose e thate dhe qe burrat deshirojne ta shikojne ?
Tomas : Plazhi! Pohoi Thomasi.
Drejtori duke gulcuar dhe marre fryme si nje egersire vendosi ti jape fund testit duke folur me ze te larte:
Nuk do te dergoj ne klasen e dyte por direkt ne universitet!
As une nuk do ta kisha kaluar plotesisht kete test.
Morali i tregimit:
Duke u rritur behesh pervers ! !
Gjithsej 1260 faqe: « E parë ... « 1050 1051 1052 1053 1054 1055 1056 1057 1058 [1059] 1060 1061 1062 1063 1064 1065 1066 1067 1068 » ... E fundit » Trego 1260 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.