Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 112 113 114 115 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)


Postuar nga NS-6 datë 26 Qershor 2007 - 04:30:

cikli vezor: faza folikulare

Cod. A26062007

tani,do thoni ju "ca na duhet burri neve?"...hmmm...ket e ka thon Cekja ...ju do thoni "Ca na duhen gjith keto gjona neve?"...tentoj te shpjegoj si me poshte

thame qe cikli i femres zgjaste rreth 28-36 dite dhe per te pasur nje cikel normal kerkohej edhe nje funksionim normal i aksit hormonal qe shpjegova me siper. nese do na duhej te ndanim ciklin vezor ne faza do ta ndanim ne 4 faza (librat ne pergjithsi e ndajne ne 2 faza por personalisht do ta ndaja ne 4 duke qene se kane momente qe kerkojne shpjegime ne vecanti.
1.faza folikulare
2.momenti i ovulimit
3.formimi i trupit luteal (do ta shpjegoj se cfare eshte )
4.mestruacionet

ti marrim nje e nga nje keto faza:

1.faza folikulare
direkt pasi mbarojne mestruacionet qe cojne ne heqjen e qelizave te endometrit,shtreses me te brendshme te uterusit qe sherben si pike ku vendoset blastocisti,rifillon nje cikel i ri qe ka si qellim te ripergatisi uterusin per nje shtatzani te mundshme.
praktikisht ne kete faze kemi nje dominim te FSH,ndersa ne fazen pas ovulimit ka nje dominim te LH. FSH,sic thame shkon dhe stimulon qelizat e granulozes dhe ne kete menyre stimulon prodhimin e nje estrogjeni qe merr emrin estradiol. pervec kesaj ka edhe stimuj mbi mitozen e qelizave te granulozes gje qe ben te shtohet numri i tyre.
duhet te kemi parasysh qe lenda e pare per prodhimin e estradiolit vjen nga qelizat e tekes qe ishin nen stimulimin e LH.
po ashtu i njejti veprim ben qe nga vezorja te reklutohen rreth 6-10 folikuj (prandaj hormoni ka edhe emrin hormon stimulues i folikujve,FSH) dhe keto fillojne ti nenshtrohen rritjes duke u spostuar ne vezore nga zona me brenda saj per me ne periferi. te kemi parasysh qe totali i vezeve qe ka nje femer ne pubertet shkon tek rreth 300-400.000,dhe se kur ka qene foshje ka pase rreth 2 milion...nga keto do arrijne te perfundojne ciklin rrites vetem 400 (qe i bie pak a shume nje ne muaj)...

ajo qe duhet te dini eshte qe vezet do ta plotesojne meiozen e dyte vetem nese arrijne te fekondohen...ato jane ne nje faze te meiozes te bllokuar dhe vetem nese fekondohen ajo faze do te vazhdoje.

dhe po thonim,prodhohet estradioli.ky stimulon edhe rritjen ne trashesi te endometrit. nje gje e lezetshme qe ndodh rreth dites se 10-12 te ciklit eshte nje feedback negativ dhe nje feedback pozitiv (ja dhe shembulli per ate qe nuk permenda me siper) mer FSH dhe estradiolit. ne ato dite estradioli qe eshte rritur ne perqendrim,ushtron nje feedback negativ dhe shkakton nje ulje te prodhimit te FSH...nje tip vetvrasje per estradiolin vete sepse arrin nje pike qe perqendrimi i FSH ulet aq shume sa nuk prodhohet me estradiol dhe kjo gje transformohet ne nje feedback pozitiv dhe con ne rritjen e FSH serish...vetem se ne kete pike fillon te rritet pak e nga pak edhe LH dhe rreth dites se 14 nje maksimum i LH aktivizon disa proteaze qe shkaterrojne faqen e jashtme te vezores dhe kjo gje con ne leshimin e vezes qe sic permendem me siper ka kaluar me ne periferi...eshte momenti i ovulimit!

2.momenti i ovulimit...si mund ta gjejme kur eshte momenti i ovulimit (gje shume e rendesishme ne diagnostiken e rasteve te infertilitetit nga ana e femres).ka 3 menyra...


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 112 113 114 115 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.