Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 112 113 114 115 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga Fajtori datë 24 Dhjetor 2006 - 17:33:

E pra, hajde se e kuptoj prishinalijen sepse njeriu mezi e kupton qe nje tradite e caktuar s'ka kuptim, por jane turrur dhe dy kokrra shqiptare tani qe tregojne ligje dhe urdheresa. Fakti eshte para syve: Njerezit mund te jetojne pa shamia dhe pa callma dhe asgje nuk ndodh. Te kapesh me perdhunimet per tu vene shamia femrave eshte sikur te shkulesh dhemballet qe te heqesh mishin e mbetur tek dhembet. Femra eshte e bukur sepse zoti e ka bere te tille. Te donte zoti te mbulonte femrat e bente ndryshe dhe nuk linte meshkujt te vinin dore ne bukurite e femres. Te ishin te verteta predikimet fetare shoqerite do ishin shkaterruar me kohe, por ja qe gjithe bota ezkiston fare mire edhe jashte urdheresave fetare. Madje ekziston edhe me mire, perderisa shume prej jush jetojne ne perendim dhe pa shamia e callma. Fakti qe ve nje shami ne koke nuk ruan shoqerine nga perdhunimet. Eshte sikur ti frysh kosit sepse te djeg qulli. Eshte e kote te predikohet se shoqeria po shkaterrohet sepse faktet jane para syve. E vetmja bote qe po shkaterrohet eshte andej nga Iraku. Dhe kjo vjen si pasoje e fese, sepse sa ishte Sadami me shtetin e vet laik besimtaret nuk hidhnin ne ere njeri tjetrin. Po thuaj qe ke te drejte kur thua qe perendimi percan lindjen e mesme. E percan me te njejten arme qe ata kujtojne se mbrohen: fene.

Nejse, kjo teme s'ka fund. Shpresoj vetem qe besimi te jete personal dhe mos perzihet me shtetin. Shqiperia s'ia ka patur ndonjehere nevojen feve qe te mbrohet dhe as do ja kete. Jemi shtet pak me modern sesa Afganistani.


  Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 112 113 114 115 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.