Forumi Horizont Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 112 113 114 115 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)


Postuar nga Fajtori datë 11 Tetor 2010 - 11:19:

Gay Pride - Beogradi arenë lufte 57 të plagosur



Dhjetra të plagosur, mes tyre dhe policë kanë mbetur të lënduar dje paradite në përleshjet mes policisë dhe grupeve ekstremiste të së djathtës nacionaliste të cilët kërkonin me forcë të ndalonin paradën e homoseksualëve. Dhjetra janë të ndaluarit nga policia. Kundërshtarët e paradës thërrisinin “Vdekje homoseksualëve” “gjuetia ka nisur” dhe kanë sulmuar kordonët e policisë, e cila në disa raste reagoi duke përdorur gaz lotsjellës. Europa e lirë flet për 57 të plagosur nëpër rrugët e kryeqytetit, 47 prej të cilëve janë policië. Një polic është plagosur rëndë gjithashtu një civil ka marrë plagë të rënda në kokë.

Raportohet se kundërshtarët e paradës janë përpjekur të hyjnë në qendrën urgjente në spital. Gjithashtu njoftohet se ata kanë thyer dyqane, u kanë vënë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave dhe një autobusi, ndërsa policinë e kanë sulmuar me gurë dhe objekte të tjera.

Selia e partisë demokratike në pushtet u përfshi nga flakët dhe ka njoftime për dhjetëra të lënduar. BBC informon se pjesëmarrësit në paradë po mbahen mbyllur dhe po ruhen nga policia.
Përfaqësues të Bashkimit Evropian folën para pjesëmarrësve në paradë dhe dolën në mbrojtje të evenimentit në emër të të drejtave të njeriut.





---------------------------------

Kur shikoj keto pamje uroj te kete nje lufte tjeter ne ballkan. Vetem keshtu ekstremistet e te gjitha paleve do vrasin njeri tjetrin (serbet, shqiptaret, greket, etj). Uroj vertet te ndodhe qe keta popuj sherxhinjsh te kene me cfare te merren.


  Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 112 113 114 115 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.