Forumi Horizont | Gjithsej 112 faqe: « E parë ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 112 » Trego 112 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6394)
shkencetari i NASA-s;jam 95% i sigurte qe ne mars ka jete!'
Ka besatuar shkencëtari i NASA-s, i cili nën postin e një punonjësi të saj ka deklaruar hapur se në Mars ekziston jetë!
Studimet e kryera në sipërfaqen e Marsi, citon alb-observer.com, për dy dekada rresht me nga Viking Lander dhe të dhënat e grumbulluara tregojnë se mund të ekzistoj jetë në planetin e kuq.
Lajmi është konfrimaur dhe paraqitur nge vetë Joseph Miller Ph. D, i cili tashmë punon prej më shumë se 30 vjet në misionet dhe ekspeditat e organizuara të NASA-s.Miller, para pak kohësh bëri një analizim i të dhënave që janë grumbulluar nga sondat Viking Linders dhe konstatoi nga këto të dhëna se në tokën e marsit ekziston substanca ushqyese metabolike, një ritëm i veçantë biologjik, siç thotë ai, që mund të gjendet vetëm në një qelizë të gjallë!
Në vitin 1975, anija kozmike Viking arriti në atmosferën e Marsit dhe u instalua në sipërfaqen e tij. Aty realizoj një sërë eksperimentesh, përfshirë dhe njërin ku krahu i një roboti, scooped, mori kampion dheu dhe i shtoi një pikë substance ushqyese e pasuruar me radioaktivitet karboni.
“Besojmë se në kombinim me faktet e fuqishme të ardhura nga Marsi dhe pamjet të cilat na pohojnë se aty dikur ka rrjedhur ujë në të shkuarën e afërt. Gjenden shumë përbërës të cilët janë jetikë dhe karakteristik për evoluimin e jetës. Besoj se vitin 1976, studiuesit e Viking kishin një arsye të fuqishme për të besuar se do të zbulonin jetë. Pra, do thosha se ishin 75% të sigurt se do të zbulonin jetë aty!”, deklaron Miller, duke vijuar me deklaratën më të guxuar të bërë nga shkencëtar i NASA-s: “Tashmë jam 95% i sigurt, pas këtij zbulimi se aty ka jetë”. burimi:
Gjithsej 112 faqe: « E parë ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 112 » Trego 112 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.