Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 112 113 114 115 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)
kodi i aminoacideve
Cod. A10102006
me pak fjale u gjet qe tARN lexonte nga 3 nukleotide pernjeheresh tek mARN por ajo qe nuk kuptohej akoma ishte se si ky lexim transformohej ne sekuence aminoacidesh.dmth dihej tripleta qe lexohej por si me gjet se cilit aminoacid i perkiste?nga ana tjeter problemi behej me i madh kur mendohej qe kemi 4 nukleotide dhe prandaj perderisa lexohen 3 cope pernjeheresh jane te mundur 4^3 = 64 kombinime. por kemi 20 aminoacide baze...mundesite ishin te shumta sepse mund te mendohej qe disa nga keto tripleta nuk kishin asnje kuptim,ose qe disa nga keto tripleta mund te ishin per te njejtin aminoacid...por cila ishte?si mund te ndodhte?dhe a vlente per te gjitha rastet?
nisur nga kjo filloi nje sfide e vertete per te gjetur deshifrimin e tripletave qe lexoheshin nga tARN...
ne vitin 1961,u arrit rezultati i pare...2 kerkues arriten te perdornin ARN sintetike te prodhuar vete dhe te shihnin se si lexohej nga tARN.me pak fjale ti di se cila eshte sekuenca dhe pret rezultatet! tripleta e pare qe u deshifrua ishte UUU (3 uracile.mos harroni se uracili ishte vetem tek ARN ) dhe qe i perkiste fenilalanines.ne fakt kerkuesit prodhuan nje mARN qe kishte vetem uracile dhe prandaj doli nje sekuence e gjate fenilalaninash...
si gjithmone,hidhet ideja dhe gjerat behen me te lehta...duke perdorur te njejten menyre,u arriten te deshifroheshin nje sere tripletash si AAA (prolina) dhe CCC (lizina) etj etj.
gjerat u bene me te lezetshme me vone kur fale sintetizimit te ARN in vitro mund te formoje ARN me gjatesi 3 nukleotide (pra do kishim 3'-AUU-5' psh) dhe mund te shihej se cilit aminoacid i perkiste...nga kjo u gjet qe mund te kishte disa lloj tripletash qe i perkisnin te njejtit aminoacidi...dhe kjo mund te shpjegonte ne menyre te kenaqshme faktin qe pse kombinimet e teperta nuk perbenin nje problem! por lindte pyetja: po mir kjo ndodhte gjate sekuences.po si niste sekuenca dhe kur duhet te mbaronte?me pak fjale ku ishin senjalet qe duhet te nisnin dhe te mbaronin nje sekuence aminocidesh qe po formohej...
shume shpejt u gjeten qe edhe per keto kishte tripleta qe funksiononin si fillues dhe mbarues te zinxhirit te aminoacideve. si fillues ishte nje metionine (AUG) dhe perfundues mund te ishin UAA,UAG dhe UGA (info e marre nga libri i gjenetikes i snustad-it) qe nuk kodifikonin per ndonje aminoacid!normalisht qe gjerat do ishin shume me te komplikuara per faktin qe keto pika duhet te njiheshin nga tARN dhe kur te mberrihej fundi zinxhiri duhet te shkeputej dhe kete shkeputje e benin copeza te tjera...gjithsesi,per momentin keto gjera jane te mjaftueshme.
me pak fjale keto jane per sa i perket kodit te aminoacideve...normalisht qe ka disa gjera te vogla qe nuk po permend si psh fakti qe tek prokariotet ka pak ndryshime ne perkatesine e tripletave...po ashtu edhe tek gjenoma e mitokondrive...gjithsesi,jane gjera qe per momentin me mire te mbeten ashtu por qe me vone do dalin rruges....
foto e mesiperme tregon tripletat dhe perkatesine per secilin aminoacid...jane edhe tripletat e fillimit dhe ndalimit te zinxhirit...
duke ditur keto gjera,mund te kalojme tek tapat e prodhimit te proteinave
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 112 113 114 115 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.