Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1060 1061 1062 1063 1064 1065 1066 1067 1068 [1069] 1070 1071 1072 1073 1074 1075 1076 1077 1078 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 09 Prill 2010 - 20:47:

Rrëshen-Kalimash ha buxhetin

Kostoja totale e ketij projekti, deri në fund të janarit, ka arritur në 106 miliardë lekë ose mbi 1 miliardë dollarë. Odiseja e pagesave fillon që në vitin 2006, kur thesari i shtetit ka derdhur rreth 76 milionë dollarë për ndërtimin e kësaj rruge. Por ky ishte vetëm viti i parë. Pagesat janë rritur në mënyrë progresive në tre vitet pasardhëse.

Në vitin 2007, buxheti pagoi 16.3 miliardë lekë për ndërtimin e rrugës ose 58 për qind të të gjitha fondeve të akorduara për investime në infrastrukturën rrugore të atij viti. Në vitin pasardhës, atë 2008, qeveria i pagoi konsorciumit turko-amerikan 39.1 miliardë lekë ose 67 për qind të investimeve totale në gjithë rrugët e vendit. Fatura kulmoi vitin e kaluar, kur segmenti mori mbi 80 për qind të investimeve në infrastrukurë, plot 41.3 miliardë lekë.Të dhënat tregojnë se qeveria vazhdon të paguajë fonde nga buxheti për segmentin rrugor me gjatësi 60.8 kilometër. Ne muajin janar të këtij viti buxheti pagoi edhe 1.6 miliardë lekë të tjera për këtë segment, ndërkohë që pagesat kanë vazhduar edhe gjatë muajve shkurt dhe mars.

Deri tani fatura totale e segmentit po tenton të kapë shifrën 10 për qind të produktit të brendshëm bruto, me kosto mesatare 17.5 milion dollarë për kilometër.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=180135


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1060 1061 1062 1063 1064 1065 1066 1067 1068 [1069] 1070 1071 1072 1073 1074 1075 1076 1077 1078 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.