Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 10 Qershor 2006 - 08:26:

Shqiperia 2006

Ne fakt kjo teme eshte e mbyllur., Une e di fare mire. Por ja qe kam nevoje te flas diku brenda hapesires sime, jo ne tema cfaredo. Keshtu qe po filloj t'ju injektoj pak droge. Nuk e di tamam nese droga ne kete rast jam une apo lengjet alkolike ne trurin tim, por di qe po dhunoj rregullat, po shkruaj ne nje teme te mbyllur.

Te mbyllur prej meje, per te lene menjane ca vite jete, dhe te perdhunuar gjithashtu prej meje, per t'ju rikthyer ne nje rruge te vetmuar, ku pak veta dine te shkruajne. Nejse, ne cdo rast kjo faqe mbetet nje relike.

Ndonjehere me bezdisin keta historiane qe sillen verdalle si hiena. Me bezdis qenia e tyre, me bezdis monitorimi. Me shqeteson therja e duarve qe nuk ndjej, carje qe perbejne perditshmerine, po aq sa mendimet e ndonje adoleshenteje te rritur.

 

Sidoqofte duhet t'i permbahem etikes, duhet te tregohem paksa pronar, paksa mikprites, qofte edhe kur jam vetem per vetem... me asnjeri tjeter. Keshtu qe sillem si kali ne leme, drejt nje intimiteti qe ju s'ma lejoni me, dhe une s'ja lejoj me vetes. Mbetet vetem te injoroj nje nga palet, vetem time ose ju. Dhe perderisa po lexoni keto rrjeshta domethene qe po ju injoroj ju.... boll kam injoruar veten.

 

Hajde... ka plot per te folur. Ka caste unike qe brezit te ardhshem do i mungojne... njesoj sic i mungon brezit tim origjinaliteti i Jerry Lee Luis apo i Totò-se. Per tu permendur eshte nje sherr diskoteke qe me kujtoi Tiranen, ate qytet te perdhunueshem nga mal*esore dhe fshat*unare te tejkalueshem. Ai qytet i perdhunuar njesoj edhe nga Tiran*Ã_Ã_sit e perditshem. Ku leku po zevendeson moralin dhe ku po q*hemi pa e kuptuar. Ose me sakte ku fetaret po na perdhunojne te ardhmen ne emer te nje zoti qe tradhetojne nga 20 here ne dite.

Une e di njerezit duan te besojne diku. E di qe shpesh ky besim behet simptome e semundjes shteterore, meshkuj qe diktojne fe, morale qe perseriten ne menyre retorike, hesape te palara, fytyra te mbytura. Kot qe flas me ju, injorante emigrimesh. Kot qe mundohem te imagjinoj nje shoqeri te re shqiptare. Derrat jane fshehur kudo, mbajne fort shtetin dhe maskilimin njesoj sikur te ishin vete ne stalle. Ka derra vlonjate te pakulturuar apo skafiste. Ka dhe derra shkodrane hakmarres  ose klanore. Kot hakmerrehen me njeri tjetrin. Ajo qe mbetet eshte amullia, ca prej verteti e ca prej islamo-katolikeve te mbaruar..

Ne fund askush nuk e di pse ndjek akoma gjurmet e prinderve, por ja qe e bejne, njesoj te kompromentuar si vete komunizmi, te korruptuar njesoj me license shoqerore. Ne kete rast licensen e japin injorantet. Eshte e kote te fshiheni pas pashaportave dhe green card-eve. Kot mundoheni te beheni si Fan Noli apo Faik Konica. Jeni copa emigrantesh qe jetoni ne epoken e informacionit, apo copa shqiptaresh te permbledhur ne nje qytet te vetem qe quhet Tirane. Juve nuk ju vjen turp nga provincialiteti i kryeqytetit, mua po. Juve jeni Rrogozhinas, Vlonjate, Tepelenas e Lezhiane dhe mundoheni te kapeni ne Tirane. Ju nuk jeni kryqytetas por sahanelepires. Pa llogaritur provincat e tjera qe i jane sulur Tiranes si pirania. E kuptoj fare mire qe s'ka pune dhe ekonomi, por kjo nuk ju jep te drejten te perdhunoni idelaet e mia ne pragmatizmin tuaj. Mua nuk ma hidhni dot per nje cope buke, nuk me korruptoni dot me 5 mije leke. Mua nuk me bind Sala juaj, as Lesi, Nano apo Edi Rama. Genjeni vetej tuaj me keto emra, mbushni faqet e gazetave qe blini vete. Nuk jane pjese e jetes time, e idealeve te mia. Ato pak ideale qe kam i konservoj ne perendim, larg fetarizmave antiseksiste. I konservoj ne mengjeset e ftohta ku burrat kuvendojne, i rris tek qenia juaj qe dhunohet nga qenia femer heret ne mengjes. Ndoshta jam feminist, ndoshta thjesht nuk me pelqejne meshkujt. Ndoshta vertet do ishte mire po te sperkatej Shqiperia me nje bllokues te gjenit Y. Ndoshta ndoshta ndoshta...

Aktualiteti mbetet ne musukujt e gishtave te mi, ne rrjeshtat qe fshij pa meshire, ne lidhjen qe flijoj per t'ju dhene faqe te lexueshme.

Ju sjell prane vetes, ju bej pjese imja, dhe pastaj ju le te perhumbeni mes ekzistences qe keni dhe asaj qe do donit te kishit.

Ne fakt ky eshte nje film, njesoj si Mision Impossible, ku te gjithe enderrojme te jemi dinamike por shumica jane aguridhe lagjesh.


<< REWIND
Me bejne pershtypje keto diskutimet fetare.
Rrugica pa krye qe ju lejojne te perdhosni qenie te tera femrash, injoranca qe justifikohen nga padituria... apo nga deshira per te besuar patjeter diku. Moralizma fetare qe plluskojne vetem kur bota dhjet pak injorance. Ama plluskojne ne detin e injorances tone te rende, aty ne Adriatik, ku kozmo-politika eshte ne rend te dites dhe servilizmi perben tavanin. Eshte e kote te deklaroj se me kuptojne vetem emigrantet, e kote te shtrij doren ne Shqiperi. Me acarojne injorantet verore.

Keni te drejte, bej pjese tek ata fatkeqet qe kujtohen per Shqiperine kur vjen periudha e pushimeve. Jam nje idealist utopik qe nuk beson as ne idealet e veta. Me kane zhgenjyer kantidatet per deputete, deputetet vete, senatoret, kongresmenet, Berishet, Bashat Deshirat e mia kalojne nga injoranca e shokeve te mi, nga Gangot adoleshenciale qe akoma si kuptojne kto rrjeshta, nga myslimanet qe vleresojne femren duke e mbuluar me perce, nga puthjet qe nuk mund te jepen, nga emocionet qe tradhetohen nga koha. Jo jo, ky nuk eshte himn pleqerie. Po ja mbajti dikujt le te rrije mbi vale... po ja mbajti le te cukise grimcat e lirise. Po ja mbajti dikujt le te lere turmen e injorances shqiptare dhe te behet qytetar i botes. Po ja mbajti ama....

Por mos me ecni me pretendimin se ne jemi krijuar ndryshe nga kelyshet e tjere perendimore. Mos me derdellisni per veset e perendimit kur i pasqyroni ato si majmune. Boll me perdhunuat idealet, boll perdhunuat grate e familjes me imagjinaten e zakonshme mesdhetare. Boll fshehet... boll ruajtet... boll ndaluat. Jeni vetem copa meshkujsh... ndersa ju te tjerat copa femrash... grimca deshirash te ndukura... epshe pjelljesh te mbara. Keni te drejten te lini pasardhes te forte,  besnike te shqiptarizmes sone boterore, por deficiente kulturore.

Miresevini ne parkun e lojrave Shqiperia 2006.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.