Forumi Horizont | Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)
momenti i ovulimit dhe diagnoza e tij
Cod. A26072007
thame qe rreth dites se 14 ndodh nje rritje e hormonit luteinizant (LH) dhe kjo con ne aktivizimin e disa proteazeve,enzima qe kane aftesu te degradojne material indor,te cilet shkaterrojne siperfaqen e vezores dhe bejne te mundshme daljen e vezes nga vezorja.ne kete moment afrohet pjesa fundore e tubit te fallopit qe merr emrin fimbrie dhe merr vezen per ta levizur pak me tutje ku do qendroj ne pritje te nje spermatozoidi te mundshem per ta fekonduar.ajo qe me kane treguar dhe qe personalisht nuk arrija ta besoja eshte qe nese njeri nga tubat e fallopit eshte i bllokuar,tubi nga ana tjeter eshte ne gjendje te levize dhe te kaloje ne anen tjeter dhe te kape vezen...ja keni idene se per cfare po flitet?po te shihni ne figure (edhe pse jo e paster shume por gjithsesi te jep idene e asaj qe dua te them) ne anen e djathte tuajen keni te shenuar se cila eshte fimbria.tani mendoni qe ana e majte eshte e bllokuar...ajo fimbria nga ana e djathte spostohet ne anen e majte per te kap vezen...jam habit (ashtu si edhe gjithe salla) kur e kam degjuar te shpjeguar keshtu!
pra zona e fimbrias kap vezen dhe e sposton pak me tutje.por si mund te marrim vesh nese kemi nje ovulim apo jo?thame qe kemi 3 menyra qe mund te nderthuren njeri me tjetrin per te dhene nje saktesi edhe me te madhe:
1. dozimi i LH. duke filluar qe nga dita e 8 mund te fillohet dozimi i LH. me ato qe kam degjuar teknika eshte e njejte sic behet me GnRH per diagnozen e shtatzanise,pra jane disa shkopinj (cdo kuti ka 5 cope) dhe keshtu pak a shume nese nuk arrihet te kihet nje prove pozitive me 2 kuti qe i bie 10 dite mund te themi qe nuk ka pasur nje rritje maksimale te LH dhe keshtu qe ovulimi nuk ka ndodhur.mos me pyesni per detaje te meteperta per kete metode sepse nuk di
2.temperatura bazale. te them te drejten per kete kam degjuar opinione te ndryshme sepse ka nga ato qe thone qe perdoret dhe nga ata qe thone qe nuk perdoret me as ne Ugande...hajd e merre vesh!gjithsesi,thene shkurtimisht sipas kesaj metode,nje femer cdo mengjes mat temperaturen ne vagine.ne rast ovulacioni temperatura leviz rreth 0.4-0.5 grade celcius duke kaluar nga 36.6 ne 37.1 a dicka e tille...duke i vendosur vlerat ne nje grafik mund ta kuptoje nese ka ndodhur apo jo nje ovulim.
3.metoda e trete eshte ajo e ekografise.praktikisht pasi qe nje veze del nga folikuli zona ku ajo qendronte zevendesohet nga nje sasi e vogel gjaku qendrore dhe me kalimin e kohes ajo zone do zmadhohet,do formohen ene gjaku dhe do filloje edhe te prodhoje hormone.eshte ai qe quhet trupi luteal dhe ka nje rol te vecante ne shtatzani.gjithsesi,nese behet nje ekografi te vezoreve mund te shihet nese kemi apo jo folikul,,nese folikuli eshte bosh apo jo dhe kjo eshte nje prove nese ovulimi ka ndodh.
te 3 keto analiza marrin nje rol te rendesishem ne gjetjen e shkaktareve te nje infertiliteti tek femra sepse heq tek hipotezat e mundshme nje shkak nga LH ose nje moscarje e folikulit dhe nese jo, kerkon hipotezat e tjera (qofshin akoma te femres ose te mashkullit)...
per momentin mjaftohuni me keto informacione per sa i perket momentit te ovulimit dhe kalojme ne pjesen e 3 te ciklit...ai i formimit te trupit luteal dhe se cfare peson ai nese kemi nje fekondim te vezes ose jo
Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.