Forumi Horizont Gjithsej 126 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit »
Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Zgjedhjet Parlamentare 2013 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18743)


Postuar nga Vizioner datë 30 Qershor 2013 - 21:29:

Gazetari Mero Baze, sot, ne Gazeten e tije "Tema" shkruante: Perse Berisha nuk jep (ktheu fjalen) dorheqie nga kreu i PD-se

ne nje pjese te shkrimit-analizes ku analizonte mbi deshiren e Berishes per te bere Bashen perpra Shtatorit kryetar, thoshte se:

"...Berisha mendon se me këtë zgjedhje përveçse ruan kontrollin e vet mbi partinë, shpëton dhe Bashën nga rihapja e dosjes së rrugës Durrës- Kukës dhe hetimet për 21 Janarin. Partia Socialiste e ka në premtimet e saj elektorale se do riçojë dosjen e rrugës Durrës- Kukës në prokurori për të rihapur hetimet dhe do bëjë ç’është e mundur që gjykimi i 21 Janarit të mbështetet mbi hetimin e bërë nga FBI. Këto dy premtime e çojnë Bashën drejt bankës së drejtësisë dhe veshja e tij me imunitetin fallco të liderit të opozitës, duket se do jetë e vetmja masë mbrojtëse që Berisha po merr për të".

Ok. mund te jete keshtu sic mendon Baze por, zgjidhja eshte shume e thjeshte.
N.q.se PS-ja, Edi Rama, e ka te SINQERTE synimin per ta cuar para Bankes se Drejtesise Kriminelin Basha, TE DERGOJE TANI, MENJEHERE, PADINE PENALE ne Gjykate dhe, pastaj Gjykata (mendoj dhe besoj), me Vendim, te pezulloje-Ndaloje CDO POST TE RI Partiak, i cili i forcon Imunitetin Bashes per kryerjen e Hetimeve apo Padise Penale dhe gjykim te tije!

Si ne cdo vend te Botes Demokratike (kam me shume parasysh Gjermanine ku jetoj)por, edhe ne Shqiperi, PADINE mund ta beje dhe nje Indivit=Deputet i Partise se PS-se por edhe si Parti.

Pra, varet nga Edi Rama se sa te Sinqerte e ka ate qe ka premtuar dhe per te cilen edhe NE e kemi mbeshtetur; Per Denimin e Diktatorit-Kriminelit Sali Berisha, Lulzim Basha si dhe hapja e dosjeve te tjera te cilat u mbyllen me pretekstin "Kalim te afatit!!!).

E njejta gje duhet te behet dhe per Ilir Meten. Ilir Meta duhet te dali para drejtesise si cdo qytetar tjeter per Korrupsionin e vertetuar tashme!
Edhe pse Ilir Meta, para shqiptarve, me veprimin e bere duke u rradhit ne krahun e Opozites, ne krahun e Progresit=Edi Rames dhe ndihmoji per heqien e Kriminelit Sali, fitoji "imunitet", "falje","meshire" prap, AI duhet t'i nenshtrohet drejtesise.
Nuk eshte e thene qe te denohet me burg por, edhe nje gjobe e majme do te ndikonte. Ky, do te ishte dhe nje signal per te tjeret qe; Shqiperia do te Rilinde,Edi Rama mban preptime, Edi Rama e ka seriozisht dhe sinqerisht qe cdo qytetar me Post apo i thjeshte te jete i njejte para Ligjit!
Ne radhe te pare, ne kete veprime do te matet Edi Rama ne 100 apo 300 ditet e para.
Po nuk u nxorren (perseri) para Bankes te aukzuarve Sali Berisha, Lulzim Basha, Mediu, Shkelzen Berisha, Argita Berisha dhe te gjithe Vrasesit, te Korruptuarit qeveritar NUK KA RILINDJE!

Do te ishte mire qe keto t'ia kujtonim Edi Rames. T'ia kujtonim si kembane ne koke, edhe kur ai flene gjume (ne mes te nates) se, pa keto veprime jo vetem NE , te cilet e adhurojme dhe e kemi mbeshtetur ne nje forme apo tjeter per t'u bere Kryeminister, por cdo shqiptare nuk do ta besoje me pastaj.

Pa luftuar Korrupsionin dhe pa nxjerre ne Banke te Akuzuarve te gjithe KOKAT e korrupsionit, te gjithe Kriminelet NUK KA Rilindje!


  Gjithsej 126 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit »
Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.