Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 05 Prill 2010 - 03:46:

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Ah moj angel ..mos vdeksh kurre..Te pershendes


Te pershendes dhe une zonje


Postuar nga AngelDevil datë 06 Prill 2010 - 19:10:

Vlorë, konflikt për pronësinë e tokës

Një tokë truall në qytetin e Vlorës po kthehet në një mollë sherri me pasoja të rënda. Me dokumenta në duar një grup personash që pretendojnë pronësinë mbi tokën sulmuan kampin e ndërtimit duke hyrë me forcë dhe duke shkatërruar murin rrethues.

Për shkak të tensionimit të situatës është kërkuar ndërhyrja e policisë e cila ka larguar banorët e revoltuar nga zona në ndërtim.

Banorët thone se toka është e tyre ndërsa nga ana tjetër ndërtuesit kanë marre leje ndërtimi.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=179850&ref=fp

________________________________________________

Letrat e kujt te besosh thuaj ....


Postuar nga Fajtori datë 06 Prill 2010 - 19:22:

Letrat e legalizimeve, shtetezimeve dhe privatizimeve

Kur respekti per tjetrin mbytet nga deshira per mbijetese atehere kemi te bejme me kafshe, jo me njerez. Eshte efekt i vene re ne kampet e perqendrimit (qe çuditerisht Shqiperia e mbyllur me viza i ngjan). Atje ka kohe qe pronat behen lemsh, ka njerez qe merren vetem me gjyqe qe te vjedhin ndonje cope prone me firma fallco. Jane brenda ligjit, ndjekin rruget legale, por mundohen te vjedhin sadopak. Duan te prosperojne dhe mbijetojne pa respektuar tjetrin, duke vjedhur sa me shume.


Postuar nga Ignatius datë 06 Prill 2010 - 22:59:

Prona mbrohet me jete, sikurse atdheu


Postuar nga lost_soul datë 06 Prill 2010 - 23:32:

Sot po lexoja qe punimet ne shesh vazhdojne, nderkohe qe qeveria ka urdheruar nderprerjen. Dreqi e di se kush ka te drejte.
Fjala parlament do te thote kuvend ne shqip (aty ku eshte vendi pra). Mesa duket ne shqiptaret e marin kete fjale per fjale, sepse ligjet e verteta nuk i bejme ne parlament por aty ku eshte vendi.
E vetmja shprese qe kam eshte qe sheshi te mos behet pershesh.


Postuar nga Fajtori datë 07 Prill 2010 - 00:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Prona mbrohet me jete, sikurse atdheu


Tani te me falesh, por nja dy komente i kam.

E para, nuk ka pronare absolute. Letrat dhe tapite jane nje lemsh i vertete. Shtoji siper legalizimet e privatizimet. Gjykatat sherbejne pikerisht qe njerezit te kuptojne kush e ka te drejten, sepse e drejta nuk eshte e atij qe mendon se ka te drejte.

E dyta, nje grua ne kronike tha: "Kam ndenjur 20 dite te bashkia per te marre lejen e ndertimit dhe me percillnin çdo dite". Kjo eshte tipike shqiptare, i ka ndodhur te afermit tim. Klani qe ka kapur bashkine e merr lejen per 24 ore (e mori), ndersa kush mundohet me muaj nuk e merr.

E treta, ky mentaliteti "i prones qe mbrohet me jete" eshte... te me falesh eee... bujqesor. Bota mbron me jete principe te larta, jo aspekte materiale. Dje po shikoja nje film amerikan. Monologu ishte ky: "Ti more qelbesire ke ndotur emrin e ushtrise tone. Per fajin tend njerezit tani mendojne se ushtria eshte nje tufe banditesh. Etj., etj.". Ai qe po fliste kishte pistolete ne dore dhe po vinte jeten ne rrezik qe te mbronte... imazhin e ushtrise qe ky tjetri kishte perdhosur. I dhashe trurit mbrapsh dhe imagjinova te njejten skene me shqiptaret, sikur njeri te mbronte imazhin e Shqiperise. Ca di une, te kapje nje nga keta drogaxhinj e kriminele dhe ta hiqje qafe per te mbrojtur imazhi ne Shqiperise. Ose nje punonjes bashkie te vrase nje punonjes tjeter qe eshte i korruptuar per te mbrojtur... ndershmerine e institucionit bashkiak.
Kur po shikoja filmin kuptova se institucionet dhe shtetet ngrihen duke sakrifikuar per to, pa nje perfitim monetar. Kuptova ne fakt, qe keto xheste kane ngritur popuj te tjere, sepse ka patur njerez qe paguajne me jete... moralin. Dhe kuptova qe nje skene e tille eshte paradoksale mes shqiptaresh. Askush nuk do mbronte ushtrine kaq shume, apo gjykaten, apo prokurorin, apo Shqiperine. Shqiptaret vrasin per... toke bujqesore. Jo per institucione, demokraci, liri a ku di une. Vrasin per leke...

Kapish besoj


Postuar nga Ignatius datë 07 Prill 2010 - 00:28:

Tek e para, per lemshin jam dakort. Per gjykatat nuk jam dakort.

Per te dyten jam dakort, vetem se juve tregoheni shume optimist.

Per te treten, jam dakort. Duhet t'ja numerosh ne lule zyrtatrit...

Kapisko bene


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 09 Prill 2010 - 16:48:

Fajtor me lejo i cik te them ,kam nje leter me vlere 20 milion lek ,po ti interesoj ndo njerit te legalizoj na i gjo le te me thot shteti ja njehe me 70% qe do te thote 14 milion lek ,kurse ai te pregatise 10 milion i du un , ai fiton 4 milion , i interesuari te me shkruaj ......


Postuar nga AngelDevil datë 09 Prill 2010 - 20:47:

Rrëshen-Kalimash ha buxhetin

Kostoja totale e ketij projekti, deri në fund të janarit, ka arritur në 106 miliardë lekë ose mbi 1 miliardë dollarë. Odiseja e pagesave fillon që në vitin 2006, kur thesari i shtetit ka derdhur rreth 76 milionë dollarë për ndërtimin e kësaj rruge. Por ky ishte vetëm viti i parë. Pagesat janë rritur në mënyrë progresive në tre vitet pasardhëse.

Në vitin 2007, buxheti pagoi 16.3 miliardë lekë për ndërtimin e rrugës ose 58 për qind të të gjitha fondeve të akorduara për investime në infrastrukturën rrugore të atij viti. Në vitin pasardhës, atë 2008, qeveria i pagoi konsorciumit turko-amerikan 39.1 miliardë lekë ose 67 për qind të investimeve totale në gjithë rrugët e vendit. Fatura kulmoi vitin e kaluar, kur segmenti mori mbi 80 për qind të investimeve në infrastrukurë, plot 41.3 miliardë lekë.Të dhënat tregojnë se qeveria vazhdon të paguajë fonde nga buxheti për segmentin rrugor me gjatësi 60.8 kilometër. Ne muajin janar të këtij viti buxheti pagoi edhe 1.6 miliardë lekë të tjera për këtë segment, ndërkohë që pagesat kanë vazhduar edhe gjatë muajve shkurt dhe mars.

Deri tani fatura totale e segmentit po tenton të kapë shifrën 10 për qind të produktit të brendshëm bruto, me kosto mesatare 17.5 milion dollarë për kilometër.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=180135


Postuar nga lost_soul datë 10 Prill 2010 - 06:32:

Duke lexuar lajmet e fundit per votimin elektronik kisha nja dy komente.

Dje apo pardje, i preferuari im Gramoz Ruci duke komentuar per qellimin e qeverise per votim elektronik filloi peshtymosjen e zakonshme kunder qeverise duke e akuzuar ate qe po pregatiste "vjedhjen e ardhme". Sot mesa duket nje tjeter paska me i arsyeshem, Edvin Rama, doli duke thene qe eshte pro votimit elektronik, por i duket ide utopike. (pak a shume sic e mendoj edhe vete). Duket qarte pra Ruci i ndjekur nga turmat e tij brohoritese as nuk e konsiderojne fare fjalet qe thuhen. Qendrimi i tyre eshte i paracaktuar pavaresisht se cfare thuhet.

E dyti koment eshte votimi elektronik. Mendoj qe mund te mos jete edhe aq utopike. Teknologjia ka ecur aq shume saqe kostoja s'mund te jete me e larte, po ta krahasosh me koston e venies ne gjendje alarmi te taboreve te tere me xhandare dhe ushtare militante, dhe gjendje kaotike per nja 2 vjet pas votimeve. Edhe siguria e tyre gjate votimit (sepse vetem atehere nevojitet) nuk mund te jete me e veshtire sesa ruajtja e kutive, letrave, qitapeve, vulave, celesave, kuajve te karrocave te transportit etj etj.

Kaq kisha. Eh u lodha duke shkruajtur. Mire e ben kjo siper CTRL+C, CTRL+V


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.