Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1065 1066 1067 1068 1069 1070 1071 1072 1073 [1074] 1075 1076 1077 1078 1079 1080 1081 1082 1083 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga aldarkm3 datë 10 Prill 2010 - 20:11:

Mbase nuk ishte faji i saldatrices !

Shpërthim, jo aksident

Ajo çka u fokusua në fjalën 20 minutëshe të Ylli Pinarit para gjykatës, ishte se ngjarja e 15 marsit 2008 nuk ishte aksident. Ai ka aluduar se prokuroria nuk ka hetuar të gjitha pistat hetimore. Gazeta “Shqip” kthehet pak në kohë dhe, gjatë një seance gjyqësore për këtë ngjarje, dy avokatët e tij kanë deklaruar se prokuroria nuk ka verifikuar dhe hetuar një informacion që bënte fjalë se shpërthimi në punishten e demontimit të municioneve në Gërdec ka ardhur si pasojë e minave me sahat. Avokatët e Pinarit thanë se prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë hetim në lidhje me këtë dokument, i cili është servirur nga ministri i Brendshëm. Ata deklaruan se prokuroria duhet ta merrte në konsideratë këtë dokument, i bërë publik edhe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe të merrte në pyetje personat që përmendeshin. “Prokuroria nuk e ka verifikuar këtë informacion që i është servirur ministrit të Brendshëm. Ky informacion bënte fjalë se disa persona kanë vendosur në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec mina me sahat dhe janë larguar në disa drejtime. Njëri prej personave që përmendeshin në këtë informacion ka qenë vëllai i Nehat Kullës, tjetri, një person me emrin Avni Dema, ndërsa personi i tretë quhej Tani nga Berati. Këta persona, pasi kanë vendosur bombat me sahat, janë larguar në tri drejtime të ndryshme”, deklaroi në atë kohë avokati i Pinarit. ........................ Marre nga Gazeta SHQIP.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1065 1066 1067 1068 1069 1070 1071 1072 1073 [1074] 1075 1076 1077 1078 1079 1080 1081 1082 1083 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.