Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)
Postuar nga arturm datë 15 Maj 2011 - 12:34:
Re: Re: Miremengjesi.
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Piktor pershendetje,
..te kuptoj shume mire dhe ashtu eshte sic thua ti por, une doja te shprehja nje mendim tjeter me ate kritike qe, ato ambasadore behen langaraqe dhe dhe futen ne lojen e sali berishes! Ne kete forme humbin personalitetin e dytyres qe kane, per te cilen jane ne shqiperi.
Ato u kthyen ne zagare te saliut duke nejt ne pikat e numerimit KUR Saliu qeshte e ferkonte duart-tallesh me to nga kolltuku i ngrohte ku rrinte ulur duke vezhguar nepermjet TV-se "zagaret" qe ruanin!!!!
Ato treguan qe skane force fjale per te arritur qellimin ne prapaskene por, u duhej te ruanin "pyllin" si rojtare qe Kriminelet mos i vinin zjarrin!!!!!
Nuk eshte ajo puna-detyra e ambasadorve. Ato kane dhe duhet te kene forca-menyra te tjera veprimi per te ndaluar Kriminelet te plackisin, vrasin e perdhunojne nje popull te tere=voten, shprehjen e tyre te lire (e vetmja qe i ka ngel dejuro)!!!!
E kupton thelbin?
Ne kete arsyetim jam dakort me Vizionerin. Ambasadoret nuk na ndihmojne duke "rruajtur" voten tone (si gjithmone ne shqiptaret i besojme me shume te huajve se taneve).
Ata ambasadore duhet te ndihmojne qe ne shqiperi te krijohen antikorpet institucionale qe ne ti zgjidhim vete ceshtjet.
A nuk mendoni se ambasadori amerikan beri gabi me 21 janarin duke mbeshtetur nje here njerin dhe nje here tjetrin?
Do na ndohmonte me shume po te thoshte "ti e ke gabim ketu" dhe "ti tjetri ketu". Shqiptaret preferojne qe gjerat tu thuhen shqeto, dhe kete e dine ambasadoret e dijne por bejne sikur nuk e kuptojne (une arsyen per kete nuk e di).
E njejta gje edhe me zgjedhjet, abasadoret e UE nuk u shprehen asnjehere qarte "kutite hapen" apo kutite "nuk hapen". Personalisht e di shume mire qe ne Itali kutite hapen kur kjo kerkohet dhe si rrjedhim ambasadori italian mund dhe duhej te shprehej qarte per kete gje (ose per te kunderten).
Keshtu do preferoja me mire nje ambasador italian te shprehej per nje gje te tille (sepse jepej nje ndihmese e madhe qe do sherbente per nje sere zgjedhjesh) sesa te shkonte ne nje qender votimi dhe te "ruante numerimin"
MENDOJ SE THELBI I PROBLEMIT PER ZGJEDHJET E KALUARA TE KONTESTUARA ISHTE VENDIMI ABSOLUTISHT JOLIGJOR I KQZ PER MOS RINUMERIMIN E DISA KUTIVE SIC U KERKUA LIGJERISHT NGA DY ANETARET E KQZ (ai ishte nje nen garantues per minorancen, apo jo?) E pra ai nen u shkel me te dyja kembet nga KQZ duke sjelle si pasoje gjithe ato qe kane ndodhur me pas per trasparencen e zgjedhjeve. Ai nen ishte garancia ligjore e opozites per trasparencen e zgjedhjeve.
Ambasadori amerikan apo ai i BE do kishin bere nje sherbim shume me te madh shqiptareve po te ishin shprehur qarte per kete shkelje zgjedhore, se sa te merren me numerimin e votave.
Po te kishin bere kete do kish mundesuar trasparencen e zgjedhjeve te shkuara duke mundesuar hapjen e kutive te dyshuara ne ate kohe, por edhe mundesine e hapjes se kutive ne rastin e Lul Bashes, nqs do ta kerkonte ai kete (ndoshta me te drejte) tani. Keshtu ndihmohej sistemi dhe jo vetem zgjedhjet e rradhes.
Pastaj, mos harrojme se vetem rasti e solli "ceshtjen e njesise 5" por zakonisht pislleqet elektorale nuk behen ne qendren e Tiranes apo neper rrethe, sepse sado militante njerezit aty, jane pak "njerez" por ato behen neper zona ku banojne shpeshhere "kafshe" (natyrisht ju referohem te dyja aneve)
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.