Forumi Horizont Gjithsej 112 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 »
Trego 112 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6394)


Postuar nga Amstel datë 13 Qershor 2013 - 21:21:

Mendja e njeriut mund te zgjidhe ekuacione pa vetedije

Një studim i ri tregon se njerëzit janë të aftë të lexojnë frazat dhe të zgjidhin ekuacionet matematike në mënyrë të pavetëdijshme. Kërkimi i paraqitur nga “Hebrew University” dhe i publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ka zbuluar se ndryshe nga sa mendohet zakonisht, njerëzit janë të aftë të lexojnë fraza dhe të z
gjidhin probleme matematike pa vetëdije.
Me pak fjalë, njerëzit janë në gjendje të lexojnë jo vetëm disa fjalë, por fraza të tëra teksa mendjen e kanë tjetërkund. Gjithashtu, sipas studimit, jemi të aftë jo vetëm të themi përbërësit e një fraze teksa e kemi mendjen të zënë me gjë tjetër, por arrijmë edhe të zgjidhim probleme të thjeshta matematike. E gjithë kjo është vërtetuar në bazë të testeve dhe eksperimenteve, në të cilat janë nënshtruar një grup personash.


  Gjithsej 112 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 »
Trego 112 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.