Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 113 114 115 116 117 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 09 Nëntor 2006 - 04:32:

detajet e procesit

Cod. A09112006

arritur ne kete pike mund te themi qe kemi kaluar gati gjysmen e asaj qe duam te themi...
pra,kemi ribozomin brenda te cilit do te ndodhe procesi...brenda ketij do futet mARN-ja dhe nje nga nje do vijne t-ARN qe do ta lexojne dhe do i japin forme proteines...deri ketu ne rregull.
zgjerojme disi informacionet qe kemi dhene deri tani per ribozomet: ne ate forme xhepi qe do formohet duhet te themi qe ka 3 zona qe i jane dhene emra me shkronja:
eshte zona A ku futet t-ARN-ja me aminoacidin te lidhur,eshte zona P ku kalon dhe pjesa e proteines se formuar deri ne ate moment i bashkohet ketij t-ARN-je qe vjen dhe eshte zona E ku do ndodhet t-ARN-ja qe nuk ka me aminoacidin qe po trasportonte dhe behet gati qe te dale nga kompleksi i ribozomeve...thene ne kete menyre,nuk e kuptoj as vete...... kshu qe po mundohem te jem edhe ca me i qarte...mos u merzitni sepse shume shpejt gjerat do duken te thjeshta fare...

pra eshte ribozomi permes se cilit kalon m-ARN...ARN trasportuesit vijne dhe futen ne kete kompleks nga zona A me nje perjashtim te vogel...sic e permendem me para i pari t-ARN-aminoacid qe do vije do jete ai i metionines qe eshte i vetmi ne gjendje qe te filloje nje proteine...kjo ka aftesine (dhe eshte e vetmja) qe te kaloje direkt ne zonen P pa kaluar nga zona A...nje gje qe e ben te vecante ne vetvehte...

normalisht qe nisja e procesit nuk eshte edhe kaq e thjeshte sic po e them sepse ka faktore qe jane te nevojshem per te filluar kete proces si dhe te bejne te mundur lidhjet e duhura mes pjeseve te ribozomeve si dhe te t-ARN....jane ato qe quhen faktore te fillimit (FF) dhe jane disa llojesh...gjithsesi mbajeni mend thjesht qe per te filluar procesin e perkthimit kemi nje nderveprim ndermjet FF,ribozomeve dhe t-ARN-metionina qe futet ne zonen P.

ok,ne kete menyre fillam procesin...tani vjen t-ARN me aminoacidin e dyte dhe vendoset ne zonen A...ne vetvehte t-ARN-amonoacidi ka edhe nje GTP (guanozin trifosfat) qe qendron i lidhur me t-ARN.ne momentin kur t-ARN-ja qe mbante metioninen e leshon metioninen dhe ja jep t-ARN-s se dyte leshohet kjo GTP dhe formohet ne kete menyre nje zinxhir t-ARN-AA-met (AA per aminoacid) ne pozicionin A dhe nje t-ARN pa aminoacid ne pozicionin P...ketu futet perseri nje GTP tjeter qe lidhet ne pozicionin E dhe shperberja e saj ne GDP+Pi jep energjine e duhur qe t-ARN-ja qe kishte metioninen te kaloje ne pozicionin E dhe t-ARN-ja e dyte te kaloje ne pozicionin P...pastaj vjen t-ARN-AA2 qe futet tek zona A...ne kete moment ndodhin 2 procese: t-ARN qe kishte metioninen le pozicionin E dhe del jashte kurse t-ARN-AA1-met leshon kompleksin AA1-met, i cili lidhet me t-ARN-AA2 dhe formohet kshu nje zinxhir me nje pjesez me i gjate...t-ARN-AA2-AA1-met qe kalon ne pozicionin P kurse t-ARN qe trasportonte AA1 kalon ne pozicionin E...edhe ky kalim kerkon shperberjen e 1 GTP ne GDP+Pi...

ne kete menyre vazhdon zinxhiri deri ne momentin qe haset nje triplete qe perfaqson nje triplete mbylljeje...

cfare ndodh kur vjen pika qe do kodifikoje mbylljen?kur vjen momenti qe kemi nje triplete qe perfaqson nje triplete mbylljeje nuk futet me nje t-ARN-AA por futet nje faktor leshimi (FL-1) qe do beje fazat ne menyre qe zinxhiri te kaloje ne pozicionin E pa pasur gje ne pozicionin P...me pas FL largohet dhe i gjithe zinxhiri i proteines eshte ne zonen E dhe del jashte...ne ate moment shperbehet robozoma dhe largohet edhe t-ARN qe kishte aminoacidin e fundit dhe mbetet sekuenca AA1-AA2-AA3-....-AAn qe eshte edhe proteina...

siper keni edhe nje foto te procesit qe sapo shpjegova...vetem se aty nuk e tregon zonen E qe eshte pak para se te dale t-ARN...eshte nje foto qe e shpjegon ne formen e thjeshte dhe siperfaqsore procesin pa ju futur ne detaje...ta shoh iher se si ka dale si postim dhe nese nuk duket shume i qarte do ti bej edhe nje permbledhje tjeter me pika,mos u shqetesoni sepse pa qene i qarte ky proces nuk eci perpara sepse perben nje pike kyce ne ato qe do permend me vone...


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 113 114 115 116 117 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.