Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 113 114 115 116 117 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Votimi elektronik eshte i manipulueshem shume me kollaj se votimi normal. Eshte centralizim i proçesit deri ne abstraktim.
Me pelqen po te arrihej, dhe sidomos po u hap rruga te votojne emigrantet. Por nuk besoj se votimi elektronik zgjidh mish-mashin e manipulimeve. Nuk mund te besh propozime te tilla kur opozita ka 7 muaj qe te akuzon per manipulime. Dhe ti pa zgjidhur akoma transparencen e zgjedhjeve te shkuara propozon nje sistem te ri eksperimental... Pra hajduteri eksperimentale.
Besoj se teknologjia eshte si makinat. Varet nga kultura e shofereve ne pergjithesi. Hip 100 gjermane dhe ecin me 200 ne ore pa u perplasur kurre. Hip 200 shqiptare dhe do gjesh 20 te vdekur. Teknologjia nuk kompenson dot deficitet sociale, madje ne kete rast i thekson duke hapur rrugen per manipulime teknologjike qe populli injorant s'do i kuptoje.
Air-Force-One
Nuk e kuptova. Shteti te ka dhene 20 milione leke vlere dhe i llogarit me 70% ? Atehere pse nuk dha vetem 70%?
P.s. Behet fjale per leke te vjetra a te reja.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Votimi elektronik eshte i manipulueshem shume me kollaj se votimi normal. Eshte centralizim i proçesit deri ne abstraktim.
Me pelqen po te arrihej, dhe sidomos po u hap rruga te votojne emigrantet. Por nuk besoj se votimi elektronik zgjidh mish-mashin e manipulimeve. Nuk mund te besh propozime te tilla kur opozita ka 7 muaj qe te akuzon per manipulime. Dhe ti pa zgjidhur akoma transparencen e zgjedhjeve te shkuara propozon nje sistem te ri eksperimental... Pra hajduteri eksperimentale.
Besoj se teknologjia eshte si makinat. Varet nga kultura e shofereve ne pergjithesi. Hip 100 gjermane dhe ecin me 200 ne ore pa u perplasur kurre. Hip 200 shqiptare dhe do gjesh 20 te vdekur. Teknologjia nuk kompenson dot deficitet sociale, madje ne kete rast i thekson duke hapur rrugen per manipulime teknologjike qe populli injorant s'do i kuptoje.
Mbase nuk ishte faji i saldatrices !
Shpërthim, jo aksident
Ajo çka u fokusua në fjalën 20 minutëshe të Ylli Pinarit para gjykatës, ishte se ngjarja e 15 marsit 2008 nuk ishte aksident. Ai ka aluduar se prokuroria nuk ka hetuar të gjitha pistat hetimore. Gazeta “Shqip” kthehet pak në kohë dhe, gjatë një seance gjyqësore për këtë ngjarje, dy avokatët e tij kanë deklaruar se prokuroria nuk ka verifikuar dhe hetuar një informacion që bënte fjalë se shpërthimi në punishten e demontimit të municioneve në Gërdec ka ardhur si pasojë e minave me sahat. Avokatët e Pinarit thanë se prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë hetim në lidhje me këtë dokument, i cili është servirur nga ministri i Brendshëm. Ata deklaruan se prokuroria duhet ta merrte në konsideratë këtë dokument, i bërë publik edhe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe të merrte në pyetje personat që përmendeshin. “Prokuroria nuk e ka verifikuar këtë informacion që i është servirur ministrit të Brendshëm. Ky informacion bënte fjalë se disa persona kanë vendosur në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec mina me sahat dhe janë larguar në disa drejtime. Njëri prej personave që përmendeshin në këtë informacion ka qenë vëllai i Nehat Kullës, tjetri, një person me emrin Avni Dema, ndërsa personi i tretë quhej Tani nga Berati. Këta persona, pasi kanë vendosur bombat me sahat, janë larguar në tri drejtime të ndryshme”, deklaroi në atë kohë avokati i Pinarit. ........................ Marre nga Gazeta SHQIP.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Nuk jam dakort fare. Teknologjia eshte menyra me e sigurte e mundshme dhe frikat per manipulimin e mundshem te tyre per mendimin tim jane thjesht reaksione qe vijne nga kulti i NUK-ut qe ekziston ne Shqiperi.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shiko cedrus psh, eshte i bindur se lobingjet zgjedhin Obamen, pavaresisht se SHBA eshte ne demokraci (pa manipulime e kontestime zgjedhjesh).
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Lost-soul,
Pse i shkon aq thelle muhabetit. Kur njerezit nuk po bien dakort per voten qe shikojne me sy, kur manipulojne Ruzhdie etj. si mund te besojne votat qe as me sy nuk shikojne. Edhe SHBA qe mbahet per demokraci hodhi dyshime mbi manipulime kur u zgjodh Bush. Jo me shqiptaret qe per çdo gje kane teorine e kospiracionit. Shiko cedrus psh, eshte i bindur se lobingjet zgjedhin Obamen, pavaresisht se SHBA eshte ne demokraci (pa manipulime e kontestime zgjedhjesh).
Pra... teknologjia nuk zgjidh gje po nuk e zgjidhen njerezit mes tyre ndershmerine perpara. Te heqesh procesin e numerimit nga duart e periferise (KZZ) per t'ia deleguar qendres informatike tregon thjesht qe populli eshte i paafte te kete demokraci. Ti ne Tirane pretendon se do jesh me i ndershem se komisioneret e Ruzhdies. Pra demokracia je ti ne Tirane, jo populli normal neper perfieri. Demokraci eshte kjo?
Teknologjia eshte ndihme per ate qe di ta perdore, jo nje kompensim demokracie.
Avash avash po arrihet ne konkluzionin tim te zakonshem.
Dmth, shqiptaret printojne pashaportat nga firma franceze, leket nga firma austriake, PD fitoi ne 2005 nepermjet firmes amerikane, dhe zgjedhjet do manaxhohen nga kushedi cila firme. Me pak fjale vihet rrotull pa pranuar drejtperdrejt qe:
Shqiperia nuk ka pse te jete shtet i pavarur. Ka nevoje per mebshtetje te vazhdueshme nga jashte. Deri dhe ligjet "e shtrembera" drejtohen me ndihmen e amerikes...
Pra, nuk e di ku e gjen losti kurajon per te thene se Shqiperia mund te kete shtet, por u dashka tip diktature, pa i lene njerezve te thjeshte firma e vula ne dore. Cfare garancie ofron nje shtet qe mbijeton prej diktatit? Asnje, siç e kane kuptuar mijerat e shqiptareve qe kane ikur.
Kryetari i bashkise se Peqinit, ka goditur trainerin e Beses. Me keta njerez do besh shtet ti?
Welcome ne komunitetin e shteteve fajtor. Aty ku shtetet i bejne presione njeri tjetrit, ku ata bejne mareveshtje me njeri tjetrin per t'iu kundervene ndonje shteti apo grup-shteti tjeter. Gjermania psh deri vone ka patur kushtezime per krijimin e nje ushtrie. Gjermania pra kjo superfuqi ekonomike e botes dhe demokraci e mirefillte nuk mund te kishte ushtri.
Ke arritur ne konkluzionin e duhur. Shqiptaret kane nevoje per nje lloj diktati do ta quaja teknik, pa i shkelur te drejtat. Kete kam shprehur edhe dikur ne nje debat per monarkine.
Ky eshte shtet qe ia vlen te ruhet. Shtet ku individi luan rolin e individit dhe jo turmes. E fatkeqsisht, keta individe, iluministe te munguar te Shqiperise i gjen atje ne mes te rruges dhe turmes, duke u bertitur me ta dhe duke bere ligjet me ta shesheve dhe rrugeve.
Shefi i Institutit të Krimeve: Diktatura vrau pa gjyq 6 mijë shqiptarë
Komisioni Ndërkombëtar për Njerëzit e Humbur do të bashkëpunojë në Shqipëri me autoritetet lokale për të gjetur eshtrat e të pushkatuarve nga regjimi komunist dhe kryer çvarrosjen dhe identifikimin e tyre.
E vërteta për të pushkatuarit dhe të zhdukurit nga regjimi komunist në Shqipëri mbetet ende mister për t'u zbuluar. Megjithatë, Simon Mirakaj, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të ish të përndjekurve politikë të Shqipërisë, jep për programin shqip të DW shifra zyrtare për numrin e tyre.
“Në Shqipëri gjatë diktaturës komuniste, më egra në gjithë ish Evropën Lindore komuniste, u pushkatuan me gjyq dhe pa gjyq rreth 6 mijë vetë. Më shumë se 4 mijë prej tyre nuk u janë gjetur eshtrat dhe janë pa varr.”
Familjarë dhe të afërm të tyre kanë rreth 20 vjet që i kërkojnë privatisht eshtrat për t'u dhënë një banesë të fundit dhe nderuar kujtimin në përvjetorët e lindjes se të vdekjes nuk dihen. Por shumica nuk ia kanë dalë mbanë për shkak të mungesës së të dhënave të sakta dhe fondeve financiare të limituara. Shqipëria mbetet kështu i vetmi vend nga ish vendet komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore që nuk ka zbardhur krimet e komunizmit, që nuk ka ende një ligj për hapjen e dosjeve të informatorëve të Sigurimit famëkeq.
Zgjatja në kohë i ka dhënë kësaj çështjeje ngjyrime politike, akuza të ndërsjellta mes kundërshtarëve politikë për implikim politikanësh aktivë në ingranazhet e mekanizmit kriminal të regjimit të kaluar. Një vendim i kohëve të fundit të qeverisë së djathtë të Tiranës synon të fillojë fundin e kësaj situate. Vendimi ka të bëjë me ngritjen e një Task Force që merr përsipër t'i gjejë, çvarrosë dhe identifikojë eshtrat e të pushkaturave nga regjimi komunist. Sukses i parë i kësaj strukture është gjetja e një varri masiv, me eshtrat e ish të burgosurve të pushkatuar, për organizimin e një revolte në burgun politik famëkeq të Spaçit. Shumë varre të tilla masive pa emra, pa shenja presin për t'u zbuluar në Shqipëri. Ky mision nuk është i lehtë. Nga pushkatimi i të humburve ka kaluar më shumë se gjysëm shekulli, ende nuk egziston një listë për të pushkatuarit, mjaft dëshmitarë kanë vdekur, të tjerë janë shumë të moshuar, dokumentat kanë humbur. Është pikërisht Komisioni ndërkombëtar për njerëzit e humbur që mund ta bëjë kthejë atë në një një mision të mundur.
Simon Mirakaj, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të ish të Përndjekurve Politikë dhe anëtar i Task Force konfirmon ardhjen e këtij komisioni në Shqipëri. “Kanë ardhur përfaqësues të këtij komisioni, kemi marrë kontakte me ta. Shpresoj që gjithçka do të ecë mbarë, në rrugë institucionale. Komisioni ka një përvojë dhe ekspertizë të pasur dhe logjistikën e nevojshme” - thotë Z. Mirakaj.
Kjo logjistikë ka të bëjë në radhë të parë me laboratorin që ky komision ka për nxjerrjen e kodit gjenetik ADN nga eshtrat e gjetura dhe krahasuar atë me kodin e familjarëve të viktimave. Pa këtë analizë askush nuk është i sigurtë se të kujt mund të jenë eshtrat e gjetura. Ndihma e këtij komisioni për Shqipërinë është ofruar falas.
I krijuar në vitin 1996 me iniciativën e ish-presidentit amerikan Klinton, ky komision ka arritur sukses në gjetjen e të humburve gjatë luftës në Bosnje - Hercegovinë, Kosovë dhe madje edhe në fatkeqësi natyrore si tërmete dhe cunami. SHBA-ja dhe vende të tjera demokratike të botës, që financojnë aktivitetin e tij e vlerësojnë gjetjen e personave të zhdukur “një shqetësim kryesor politik pasi pasiguria rreth fatit të personave të zhdukur shpesh pengon procesin e paqes, zbatimin e plotë të sundimit të ligjit dhe dobëson besimin tek institucionet demokratike”.
Por për suksesin e tij në Shqipëri ka skepticizëm. Adrian Kati, ish i përndjekur politik, thotë për DË se mungon një listë e të pushkatuarve nga regjimi komunist, mungon vullneti politik për ta hartuar atë. Sipas tij më tepër se me gjetjen e eshtrave zbardhja e krimeve të komunizmit lidhet me dekomunistizimin e shoqërisë.
“ Ne, si shoqëri, kemi ende të hapur identifikimin e krimit komunist. Ne ende nuk e kemi magazinuar këtë krim, nuk e kemi identifikuar se çfarë do të thotë krim komunist, ende nuk arrij të mendoj sesi do të detyrohen të gjithë ata që e dinë, ata që kanë urdhëruar dhe ata që kanë ekzekutuar të tregojnë vendin e krimit. Për 20 vjet nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë një gjë të tillë. Nuk shoh të ketë ndryshuar diçka tani”
Por situata duket se ka filluar të ndryshoje për mirë: së fundi ka një vullnet politik të shprehur me vepra për ta dekomunistizuar shoqërinë në Shqipëri. Me një ligj të posaçëm së shpejti do të fillojë nga funksionimi Instituti i Dekomunistizimit me një staf të përbërë nga akademikë, historianë, përfaqësues të njohur të shoqërisë civile. "Më mirë vonë se kurrë", thotë Simon Mirakaj.
Sunday, 11 April 2010 09:08
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 113 114 115 116 117 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.