Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1079 1080 1081 1082 1083 1084 1085 1086 1087 [1088] 1089 1090 1091 1092 1093 1094 1095 1096 1097 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 13 Prill 2010 - 02:57:

PE “fshikullon” Shqipërinë

Raportuesi për Shqipërinë, Nikolas Cuntis ka publikuar një projekt/rezolutë që shpreh keqardhjen për krizën politike dhe institucionale në vend.

Drafti tërheq vëmendjen për parregullësitë e regjistruara në zgjedhjet e 28 qershorit, në vecanti me regjistrimin e zgjedhësve dhe numërimin e votave.

Kritikat vijojnë edhe për situatën ekonomike, ku theksi vihet tek rritja e ulët dhe papunësia e informaliteti i lartë,vërejtjet nuk mungojnë edhe përsa i përket sistemit gjyqësor, përpjekjet për të cilin konsiderohen ende “fillestare” dhe kërkohet që të jetë i pavarur nga qeveria.

Ndër të tjera projekt/rezoluta kërkon dhënien fund të emërimeve të përkohshme në administratë, respektimi i lirisë së mediave, të cilat duhet të jenë të pavarura nga qeveria.

Gjithashtu, kritika shprehen edhe për nivelin e lartë të korrupsionit në vend, si dhe kërkohen përpjëkje më të mëdha në luftën kundër trafikut të drogës dhe qënieve njerëzore.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1079 1080 1081 1082 1083 1084 1085 1086 1087 [1088] 1089 1090 1091 1092 1093 1094 1095 1096 1097 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.