Forumi Horizont | Gjithsej 1260 faqe: « E parë ... « 1080 1081 1082 1083 1084 1085 1086 1087 1088 [1089] 1090 1091 1092 1093 1094 1095 1096 1097 1098 » ... E fundit » Trego 1260 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- te qeshim se bashku... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3611)
Fshatari dhe Ferrari
Një fshatar u nis për te vajtur nga qyteti për në fshat me biçikletë,kur para tij ndaloi një shok,i cili ishte më një ferrari dhe ky i thotë : -Hajde të të shpie unë në fshat!Mbahu mirë pas makinës dhe unë do të tërheq!Në qoftë se iki me shumë shpejtësi ,atëherë ti bjeri ziles dhe unë do ta ul shpejtësinë.Fshatari ra dakort. Duke ikur rrugës parakalon njëri me Porsh.Ky që kishte Ferraru nuk u mbajt,por e shkeli gazin dhe makina arriti menjëherë 180km në orë. Fshatari me biçikletë filloi t’i binte ziles i tmerruar,por shoku i tij nuk po ja vinte veshin fare.Ai donte t’ja kalonte Porshit.Porshi kalon në një postobllok të policisë,me një shpejtësi aq te madhe saqë polici nuk e ndaloi dot dhe menjëherë merr në radio shefin. -Shef!Një makinë me shpejtësi në rrugën qendrore... Pa mbaruar fjalën,kalon Ferrari po me shpejtësi të madhe dhe polici i tmerruar merr prapë shefin në radio: -Shef! Një makinë tjetër kaloi me shpejtësi të madhe,po lëre atë...po ishte njëri me biçikletë që i ishte ngjitur nga mbrapa dhe po i binte ziles që ta parakalonte...
Gjithsej 1260 faqe: « E parë ... « 1080 1081 1082 1083 1084 1085 1086 1087 1088 [1089] 1090 1091 1092 1093 1094 1095 1096 1097 1098 » ... E fundit » Trego 1260 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.