Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Ndonjehere me vjen te dal jashte vetes. Te behem edhe une artist. Te di pak me shume si te rrjeshtoj fjale dhe te transmetoj ndjenja. Por te jesh artist do te thote te kesh shpirt artisti, larg normalitetit te njerezve, larg banalitetit te perditshem. Keshtu qe e di fare mire qe nuk mund te behem i tille. Une jam i kapur fort pas realitetit, pas te tashmes. Maksimum mund te jem artist njerezish, por jo artist arti. Mund te verdallis e te sjell njerezit sic duhet dhe sic dua, por jo te jap veten time. Ndoshta per kete nuk mund te jem artist. Jam xheloz per veten time, nuk mund ta jap kollaj. Ndoshta sepse jam i varfer dhe nuk mund te lejoj veten te derdhem tek kjo mori qeniesh e paragjykimesh. Ndoshta vertet kam frike te fal levoren time dhe ti hyj rruges se rrezikshme te sensibilitetit.
Rrjeshta e rrjeshta qe here pas here me ispirojne. Sa duar qe shkruajne e peshtyjne lirine ne pak hapesire interneti. Ne fund mbeten copeza te verdha forumi, si eskremente te pambaruara ndrydhjesh. Sa paragjykime dhe imponime. Ku eshte liria njerez? Lira ime, juaja, e te tjereve?
Ka raste qe ju urrej. Nuk keni faj, mos u frikesoni. Ju urrej thjesht sepse me mungojne qenie te vjetra qe forumin se vizitojne me. Njesoj sic urrehen te gjallet kur vdes nje i aferm. E di, nuk ka llogjike ketu. Fundja te vdekurit i kane mbaruar depot e tyre te dialogut. Ndoshta te vdekurit e ketij forumi jane si kermij qe mblidhen ne guackat e tyre here pas here, per te rimbledhur vetveten, para se te hidhen serisht ne sulm. Ndoshta dhe une jam nje kermill si te gjithe. Por rastesia ka dashur qe leshrat te me lidhen detyrimisht me keto viza forumore blu. Dhe t'ju lexoj edhe atehere kur duhet te isha ne guacken time... Keshtu qe momentet e intimitetit kthehen ne lengje dhe eskremente. Si gjithe te tjeret edhe une shtoj verdhesine e ketyre faqeve. Autor i pamundesise se ndryshimit te ketyre ngjyrave. Autor i vetem, me te drejta te plota. Por edhe kjo ka lezetin e vet, qe ndoshta sot s'do ta kuptoj, por ndoshta nje dite, kur alibite e sotme te bien, edhe perseveranca (si dreqin thuhet shqip) do kete ndonje vleresim pozitiv.
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.